Artizanë nga mbarë trojet shqiptare janë bërë pjesë e panairit të artizanit në Gjirokastër aktivitet që ka hyrë në edicionin e 13. Panairi 2 -ditor që po organizohet ne zonën muzeale të qytetit të gurtë ka rezultuar një magnet për turistët vendas dhe të huaj, të cilit kanë pëlqyer shumë punimet e artizaneve shqiptare. Vetë artizanët që morën pjesë në panair e shikojnë këtë aktivitet si një mundësi të mirë për reklamimin e punës tyre. Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga organizmat shtetërore, teksa shtojnë se falë këtij zanati sigurojnë ekonominë e familjeve të tyre.