• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

As celular, as internet/ Ish-roja e Putin arratiset në Turqi dhe rrëfen gjithçka

05/04/2023
As celular, as internet/ Ish-roja e Putin arratiset në Turqi dhe rrëfen gjithçka

Ashtu si një monark i shqetësuar se ata përreth tij mund ta duan atë të vdekur, presidenti rus Vladimir Putin ka një sistem sigurie që mund të përkufizohet me paranojën. Ushqimi gatuhet vetëm për të nga një kuzhinier i posaçëm, për t’u kontrolluar më pas nëpërmjet testeve që kryhen nga qendra e sigurisë biologjike.

Inxhinierë dhe zjarrfikës udhëtojnë gjithmonë me të për të studiuar dokumentacionin teknik përkatës dhe për të kontrolluar nëse ndërtesat ku ai hyn janë në përputhje me standardet. Të gjithë punonjësit e ndërtesave ku ai shkon janë detyruar të vaksinohen kundër Covid. Për ata që janë afër Carit, janë ende në fuqi masat e rrepta të pandemisë. Detajet i ka zbuluar Gleb Karakulov, ish-kapiteni i shërbimit roje të Federatës Ruse (FGS). Intervista e tij për Dossier Center, do të tingëllonte si një përrallë nëse nuk do të ishte për Putinin.

Karakulov punoi me presidentin rus deri në mes të tetorit 2022. Më pas arriti të arratisej në Turqi. Ai është oficeri më i lartë i inteligjencës në historinë e fundit të Moskës që ka dezertuar.

“Ne kemi ende një president që izolohet”, – shpjegon ish-kapiteni teksa flet për masat parandaluese të marra nga lideri rus. “Të gjithë duhet të respektojnë një karantinë të rreptë për dy javë përpara çdo aktiviteti. Edhe në qoftë se ato aktivitete zgjasin 15-20 minuta. Pasi ke kaluar këtë procedurë, mund të konsiderohesh i pastër dhe vetëm atëherë të lejohet të punosh në të njëjtën dhomë me Putinin” – thotë Karakulov.

“Putini nuk është i sëmurë. Ai është mirë për moshën e tij”, – shpjegon Karakulov. Sipas tij, të gjithë në staf janë detyruar t’u nënshtrohen kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe ekzaminimeve mjekësore. “Asistentët e presidentit kryejnë teste PCR disa herë në ditë”. Pavarësisht thashethemeve që janë përhapur muajt e fundit, megjithatë, Putin sipas nuk është i sëmurë.

“Nuk e kam idenë pse, ndoshta është thjesht i shqetësuar për shëndetin e tij. Nëse ka probleme, ato duhet të jenë për shkak të moshës së tij”. Probleme që nuk do të ishin “asgjë shumë serioze” sipas Karakulov. Cari me pak fjalë “gëzon shëndet më të mirë se shumë njerëz të tjerë të moshës së tij”.
Karakulov thotë se Putin është mjaft i zellshëm në punë. Ai thotë se kur filloi të punojë me të në vitin 2009, cari kishte humbur vetëm disa udhëtime pune për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Megjithatë, prej vitit 2020, me ardhjen e pandemisë, udhëtimet janë zvogëluar në mënyrë drastike. Putin “u fut në bunkerin e tij dhe ndoshta bëri vetëm një, maksimumi 3 udhëtime pune në vit”.

“Asnjëherë në shtrat para orës 2, pa celular ose internet”
Orari i tij i punës është shumë i ngarkuar, shpjegon Karakulov dhe gjatë udhëtimeve të tij cari “nuk shkon në shtrat deri në 2 ose 3 të mëngjesit”. Kujdesi i jashtëzakonshëm bën që ai të udhëtojë me mjete specifike të krijuara posaçërisht për të. Për shembull, ai ka një tren të posaçëm ku nuk mungojnë lidhjet e komunikimit. Putini shikon vetëm televizionin rus dhe nuk përdor celularin.

“Në gjithë vitet e shërbimit nuk e kam parë asnjëherë me celular. Në udhëtime pune, nëse shoqërojmë presidentin, zakonisht ka një person të caktuar që udhëton me ne dhe që merret me internetin” – thotë ai.

“Në shkurt 2022 shpërtheu një luftë që unë e quaj kriminale dhe nuk mund të bëja më kompromise me veten. Nuk mund të qëndroja në shërbim të këtij presidenti. E konsideroj një kriminel lufte” – thotë Karakulov që bën edhe një apel për ish-kolegët e tij: “Mos ndiqni më urdhrat kriminale të këtij krimineli lufte”.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al