Një grua në Vlorë është larguar nga banesa pa lënë asnjë gjurmë.
Bëhet me dije se shtetasi V. V., 58 vjeç ka kallëzuar se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Policia po punon për gjetjen e saj.
“Më datë 05.04.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi V. V., 58 vjeç, se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.