• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aston Villa e Liverpool në Champions, Guardiola e Salah largohen mes lotësh

25/05/2026
Aston Villa e Liverpool në Champions, Guardiola e Salah largohen mes lotësh

Me Londrën në festë, në javën e fundit të Premier League kishte pak dilema, ku luhej vetëm për një biletë në Champions League. Aston Villa dhe Liverpool, i bashkohen Arsenal, Man.City dhe Man.United, duke konfiguruar 5 ekipet angleze që sezonin e ri do të luajnë në Champions. Aston Villa triumfoi 1-2 në transfertë përballë Man.City duke mbyllur sezonin në vendin e katërt, ky ishte një super sezon për ekipin e Unai Emery pasi më herët kishin triumfuar në finalen e Europa League.

Semenyo realizoi fillimisht për Man.City, por në fraksionin e dytë një “dopjetë” e Watkins i dhuroi fitoren Aston Villa-s. Ishte e qartë se City më shumë ishte përgatitur për lamtumirën e Pep Guardiola-s dhe Bernardo Silva-s, me stadiumin që përshëndeti teknikun spanjoll, trajnerin që në 10 vite i dhuroi këtij klubi 20 trofe, përfshi këtu 6 tituj në Premier League dhe 1 Champions League:

“Largohem me një sens të jashtëzakonshëm paqeje, kam dhënë gjithçka. Gjërat e mira dhe të këqija janë pjesë e sportit, por ndihem i rrethuar nga dashuria, kjo është e vërteta”, u shpreh mes të tjerave Guardiola.

Me 60 pikë, Liverpool e mbyll në vendin e 5-të këtë sezon duke siguruar një biletë për në Champions League sezonin e ri. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një “X” 1-1 përballë Brentford, por mjaftueshëm sa për të shpëtuar atë që kishte mbetur nga ky sezon. Kjo ishte ndeshja e fundit për dy ikona të klubit, Momo Salah dhe Robertson. Mes lotësh, Salah u përshëndet me tifozët përpara këtij takimi:

“Mendoj se sot kam qarë më shumë se sa në të gjithë jetën time. Nuk jam një person emotiv, por këtu kam kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës. Arritëm ta dërgonim këtë klub aty ku e meritonte”, u shpreh Salah.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Zyrtarisht kampionë, Arsenal ngre lart trofeun, Arteta: Nuk gjej fjalë, jam krenar për djemtë
Sport

Zyrtarisht kampionë, Arsenal ngre lart trofeun, Arteta: Nuk gjej fjalë, jam krenar për djemtë

25/05/2026
Napoli e mbyll në vendin e dytë, por largohet Conte: E kisha vendosur prej kohësh
Sport

Napoli e mbyll në vendin e dytë, por largohet Conte: E kisha vendosur prej kohësh

25/05/2026
Pa Champions, por në Torino nuk ka revolucion, Spalletti-Vlahovic baza e projektit

“Ferr” kuqezi, Milan pa Champions, tani pritet revolucion, Allegri: Më vjen keq (VIDEO)

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

25/05/2026
Aston Villa e Liverpool në Champions, Guardiola e Salah largohen mes lotësh

Aston Villa e Liverpool në Champions, Guardiola e Salah largohen mes lotësh

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al