• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

AstraZeneca konfirmon efikasitetin e lartë të vaksinës në 76%

25/03/2021
VOA: Vaksina e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit është e përshtatshme për shpërndarje të shpejtë në të gjithë globin

Kompania AstraZeneca ka përditësuar shkallën e efikasitetit të vaksinës së saj kundër COVID-19 në 76 për qind. Vendimi vjen derisa udhëheqësit e Bashkimit Evropian përmes një samiti më 25 mars synojnë të gjejnë zgjidhje për strategjinë e vënies nën kontroll të pandemisë.
AstraZeneca tha më 24 mars se kishte rillogaritur të dhënat nga një studim i SHBA-së dhe arriti në përfundimin se vaksina është 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19. Përfundimi i ri erdhi pasi një panel i pavarur amerikan akuzoi AstraZeneca-n se nuk kishte marrë parasysh në mënyrë të duhur të dhënat për mbrojtjen e ofruar nga vaksina e saj. Paneli tha se kompania kishte shmangur disa raste të COVID-19 që ndodhën gjatë studimin dhe kjo mund të minojë besimin në shkencë.
AstraZeneca tha se ka në plan të kërkojë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA në javët e ardhshme. Kompania përsëriti gjithashtu se vaksina, e cila u zhvillua me Universitetin e Oksfordit, ishte 100 për qind efektive kundër formave të rënda ose kritike të sëmundjes. AstraZeneca tha se vaksina ka treguar 85 për qind efikasitet tek të rriturit 65 vjeç e lart.
Vaksina AstraZeneca shihet si thelbësore në trajtimin e përhapjes së COVID-19 nëpër botë sepse është më e lirë dhe më e lehtë për t’u transportuar sesa vaksinat e tjera. Kompania u përball me probleme në fillim të këtij muaji, kur disa vende pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës së saj, pas shqetësimeve të mpiksjes së gjakut në një numër të vogël njerëzish. Pezullimet u hoqën pasi rregullatori i barnave të BE-së tha se vaksina ishte e sigurt.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abissnet Superiore/ Java e 11-të luhet më 7 & 8 nëntor, Tirana pret Teutën, Vllaznia përballet me AF Elbasanin – Balkanweb.com – News24

Abissnet Superiore/ Java e 11-të luhet më 7 & 8 nëntor, Tirana pret Teutën, Vllaznia përballet me AF Elbasanin – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
UEFA Nations League / Bjellorusi – Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League / Bjellorusi – Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

05/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al