Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës sot pasdite.
Burime thonë se viktima është drejtori i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu.
I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër. Ngjarja ndodhi pranë një hoteli në Sheshin e Flamurit.
Motivet e krimit nuk dihen ende, ndërsa makina e autorëve është gjetur e djegur pranë fshatit Panaja.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet.