Tre personat që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme nga atentati në Vlorë janë Elis Llanaj, Taulant Beqiri dhe Gazmend Canaj. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës. Makina ndaj së cilës u qëllua me armë zjarri është tip ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC. Makina është qëlluar në lëvizje nga një tjetër mjet, ndërsa autorët që raportohet se kanë qëlluar me pistoleta dhe kallashnikov, janë larguar me shpejtësi.









