Pak ditë më parë, më 30 janar 2017, Interpol Athina ka kërkuar përsëri arrestimin e Klement Balilit, të cilin e akuzon për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në relacionin e Interpol Athinës thuhet se Klement Balili ka trafikuar 83 kg kokainë dhe 3.8 ton kanabis sativa.
Sipas autoriteteve greke, kanabisi është nisur nga Shqipëria dhe ka hyrë në Greqi, e më pas prej këtej është trafikuar në Angli, Hollandë, Belgjikë dhe vende të tjera të BE.
Mendohet se Balili ka lidhje edhe me trafikantë të huaj dhe kjo për shkak të trafikut të kokainës, që dyshohet se blihej nga Amerika Latine dhe trafikohej në vendet e Evropës.