• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ATLETIKË/ Legjenda Kipchoge, në New York mbyll ciklin “big”

02/11/2025
ATLETIKË/ Legjenda Kipchoge, në New York mbyll ciklin “big”

Legjenda keniane e atletikës, Eliud Kipchoge, ka njoftuar se maratona e Nju Jorkut këtë të diel do të jetë maratona e tij e fundit në një qytet të madh.

Në moshën 41-vjeçare, fituesi i dy medaljeve të arta olimpike dhe mbajtësi i dy rekordeve botërore, do të debutojë në rrugët e Nju Jorkut, duke mbyllur ciklin e shtatë maratonave “major”. Në një intervistë për “olympics.com”, Kipchoge theksoi se do të vazhdojë të vrapojë, por larg garave elitare, duke u përqendruar në sfida ekstreme si vrapime në Arabinë Saudite e në Antarktidë.

Kipchoge, i cili këtë vit ka garuar tashmë në Berlin dhe Sidnei, do të marrë pjesë për herë të parë në tre maratona brenda të njëjtit vit, diçka që e sheh si sfidë personale. “Nuk kam ndryshuar stërvitjen time, vetëm mënyrën e të menduarit. Çdo njeri që përfundon një maratonë ndryshon mendërisht. Është një përvojë që të formon dhe të bën më të fortë”, u shpreh Kipchoge.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Natë magjike për Betisin, rikthehet në Champions pas 21 vitesh
Sport

Natë magjike për Betisin, rikthehet në Champions pas 21 vitesh

12/05/2026
E trishtë, ndahet nga jeta basketbollisti 29-vjeçar i NBA
Sport

E trishtë, ndahet nga jeta basketbollisti 29-vjeçar i NBA

12/05/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën
Sport

Largohet Hysaj, por vjen një tjetër kuqezi! Lazio piketon afrimin e futbollistit që debutoi me Silvinjon

12/05/2026
“Pse jo? Kur të thërret Italia, duhet t’i thuash po”
Sport

“Pse jo? Kur të thërret Italia, duhet t’i thuash po”

12/05/2026
Krahasimi me Milinkoviçin, Kërnaja e lë pas paraardhësin te Partizani
Sport

Pushime dhe jo vetëm, vendoset për trajnerin e ri te Partizani

12/05/2026
Teuta rikthehet në “play out” pas 18 vitesh/ Hodo, gati një tjetër “gol” vendimtar
Sport

Teuta rikthehet në “play out” pas 18 vitesh/ Hodo, gati një tjetër “gol” vendimtar

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Cowboy Carter” në qendër të skandalit, i akuzuari për vjedhjen e Beyoncé dënohet

“Cowboy Carter” në qendër të skandalit, i akuzuari për vjedhjen e Beyoncé dënohet

13/05/2026
Natë magjike për Betisin, rikthehet në Champions pas 21 vitesh

Natë magjike për Betisin, rikthehet në Champions pas 21 vitesh

12/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al