• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ATLETIKË/ Nga Ballkaniku te Mesdhetaret, Moreno: Dua podiumin me Shqipërinë

26/04/2026
ATLETIKË/ Nga Ballkaniku te Mesdhetaret, Moreno: Dua podiumin me Shqipërinë

Kampionia olimpike e Pekinit, Yipsi Moreno, prej më shumë se një viti ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë.CXBKampionia kubane, e natyralizuar kuqezi, ndodhet aktualisht në një fazë përgatitore në Portugali, me synimin për të marrë pjesë në garat kryesore të kalendarit ndërkombëtar të atletikës shqiptare siç janë Lojërat Ballkanike, të planifikuara për muajin qershor në Volos, si dhe Lojërat Mesdhetare, që do të zhvillohen në Taranto nga 21 gushti deri më 3 shtator.

E njohur si “Furia e Agramontes”, Moreno stërvitet nën drejtimin e bashkëshortit dhe trajnerit të saj, Abdel Murguia, i cili e ka ndihmuar të vendosë pak muaj më parë edhe rekordin kombëtar të Shqipërisë me 68.74 metra.

Në një prononcim për “CubitaNOW”, atletja tregon gjendjen e saj dhe eksperiencën në shqiptare: “Ndihem shumë mirë, madje mund të them se jam në një nga momentet më të mira të jetës sime. Fizikisht jam në formë optimale, sigurisht duke marrë parasysh moshën. Mundohem të përshtas përvojën që kam fituar gjatë jetës sime në Kubë me kushtet sportive në Shqipëri, dhe kështu arrita të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Tokios 2025, në moshën 44-vjeçare, falë një ‘wild card’”.

Duke folur për pjesëmarrjen në kampionatin botëror, ajo shtoi: “Është e vërtetë që nuk arrita të kualifikohem në finale, pasi hedhja ime më e mirë në kualifikuese, 65.38 metra, nuk ishte e mjaftueshme. Megjithatë, për mua ishte një privilegj të ndaja arenën me ishshoqe të mia nga bota e atletikës, si polakja Anita Wlodarczyk, më e madhja e të gjitha kohërave në hedhjen e çekiçit, si dhe me breza të rinj që janë rritur duke më parë të garoj dhe të bërtas në mënyrën time karakteristike”.

Moreno dha edhe detaje mbi përgatitjet e saj: “Kjo është baza ime e dytë stërvitore për këtë vit. Në janar ishim në Nikosia, gjë që më ndihmoi shumë në përgatitjen fizike”.

Aktualisht e vendosur në Tiranë, atletja po e kombinon karrierën sportive me jetën personale, duke u përshtatur me realitetin shqiptar, ndërkohë që ndjek edhe rritjen e djalit të saj, Abdelito, tashmë 16 vjeç, i cili studion dhe zotëron shumë mirë gjuhën shqipe.

Sa i përket objektivave të saj, Yipsi theksoi: “Synimi im kryesor është të përmirësoj renditjen në Lojërat Ballkanike, pasi në pjesëmarrjen time të parë u rendita e katërta pothuajse pa stërvitje. Dua të bëj gjithçka që mundem për të arritur rezultate të mira për këtë vend që më ka pritur dhe më mbështet”.

Moreno, e cila për shumë vite ka garuar për Kubën, ka një karrierë të pasur me medalje, ku spikat ari olimpik në Pekin, argjendi në Athinë, si dhe tre tituj dhe një vend të dytë në Kampionatet Botërore.

Related Posts

VIDEO/ Fitore jetike për mbijetesën, Bylis thyen Teutën
Sport

VIDEO/ Fitore jetike për mbijetesën, Bylis thyen Teutën

26/04/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Dinamo për sprintin final, kalendari e favorizon për arritjen e objektivit

26/04/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Partizani “asist” Tiranës për mbijetesën, si bardheblutë përfituan nga rivali i përjetshëm në sezonin më delikat

26/04/2026
Mundje/ Medalje e argjendtë për Shqipërinë, Abakarov ndalet në finale
Sport

Mundje/ Medalje e argjendtë për Shqipërinë, Abakarov ndalet në finale

26/04/2026
Broja në “listën e zezë”, mes 10 transferimeve më të këqija në Angli
Sport

Surprizë e madhe për Armando Brojën, legjenda e Liverpulit gati të marrë drejtimin e skuadrës

26/04/2026
Mundje/ Medalje e argjendtë për Shqipërinë, Abakarov ndalet në finale
Sport

Mundje/ Medalje e argjendtë për Shqipërinë, Abakarov ndalet në finale

26/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Fitore jetike për mbijetesën, Bylis thyen Teutën

VIDEO/ Fitore jetike për mbijetesën, Bylis thyen Teutën

26/04/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Dinamo për sprintin final, kalendari e favorizon për arritjen e objektivit

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al