Një avion “i dyshimtë” i vendosur në plazhin e Dhërmiut qarkulloi në rrjetet sociale me shpejtësi, duke i bërë kuriozë të gjithë e duke ngritur hipoteza të ndryshme.
Policia ka sqaruar arsyen e vërtetë të vendosjes së këtij avioni pikërisht në këtë pjesë të plazhit duke mos i lënë vend dyshimeve.
Në një komunikatë zyrtare është njoftuar se ky avion është vendosur nga pronari i një biznesi, për atraksion ndaj turistëve, ndërsa thuhet se nuk ka motor, por është i vendosur në rërë vetëm për argëtim dhe foto.









