• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Babai i Messit mbërrin në Barcelonë/ I përgjigjet gazetarëve: Unë…

02/09/2020
Babai i Messit mbërrin në Barcelonë/ I përgjigjet gazetarëve: Unë…

Jorge Messi, babai dhe menaxheri i Lionel Messit, ka mbërritur në Barcelonë të mërkurën herët në mëngjes, para një takimi vendimtar me presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeu, për të ardhmen e djalit të vet. I pyetur në aeroport rreth çështjes se Messit, Jorge tha se ai nuk di asgjë. Jorge erdhi nga vendlindja, Rosario në Argjentinë, në përpjekje për t’u ulur në tavolinë me shefin e klubit katalonas për ta gjetur një zgjidhje për largimin e Messit nga Camp Nou. Ai dhe Bartomeu do të takohen sot gjatë ditës dhe qëndrimet mes palëve janë tejet të kundërta.
I pyetur në aeroport nga gazetarët se çfarë po ndodhë, Jorge u përgjigj shkurtimisht: “Unë nuk di asgjë”. Lionel Messi, i cili e dorëzoi një shkresë largimi në fillim të javës së kaluar dhe nuk u paraqit në stërvitjet e para të Barçës për sezonin e ri këtë javë nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koman, nuk e vlerëson veten lojtar të Barcelonës më. Ai dëshiron të largohet falas, duke u thirrur në një klauzolë në marrëveshjen e vet me klubin e cila ia mundëson largimin pa asnjë qindarkë. Por gjashtë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të largohet në mënyrë miqësore prandaj edhe ka kërkuar takim.
Barcelona, në anën tjetër, ende e vlerëson Messin kapiten të skuadrës dhe këmbëngul se ai mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit në vlerë 700 milionë euro. Për këtë klubi katalonas e ka mbështetjet e ligës elitare spanjolle, La Liga, po ashtu. Derisa Barcelona pretendon se klauzola mbi të cilën Messi u thirr kur e dërgoi shkresën e largimit ka skaduar më 10 qershor, avokatët e përfaqësuesit argjentinas argumentojnë se ajo ka qenë e vlefshme deri në fund të gushtit, për shkak të shtyrjes së sezonit 2019/20 deri më 23 gusht, si pasojë e pandemisë koronavirus. Manchester City është në pritje të lajmeve nga Barcelona për Messin, dhe thuhet e ka përgatitur një ofertë marramendëse për të.

Related Posts

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24
Sport

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

12/11/2026

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24
Sport

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24
Sport

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Nations League, Franca humbet Mbappe

11/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al