Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi ushtruan veprën penale “Dhuna në familje”. Forcat blu njoftojnë se një 69-vjeçar dhe 27-vjeçar po konfliktoheshin fizikisht për motive të dobëta, por u parandalua ngjarja e rëndë.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Policia vë në pranga dy shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç, dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.