Policia e Shtetit, me qëllim lirimin e hapësirave për plazh, ka sekuestruar 106 shezlongë dhe 70 çadra që ishin vënë pa autorizim në Sarandë. Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Njoftimi i policisë:
Në plazhin e Çentralit, në Sarandë, u sekuestruan 70 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 24 vjeç , banues në Sarandë. Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Kontrollet dhe verifikimet në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, vijojnë.









