• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bajrami pa zhurmë te Vllaznia, “muri” i shkodranëve drejt titullit

03/03/2026
Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror

Në një skuadër me emra të spikatur dhe me peshë si Vllaznia, shpeshherë janë disa lojtarë “në hije” ata që mbajnë ekuilibrat e ekipit. Një prej tyre është Melos Bajrami, mbrojtësi që pa shumë zhurmë mediatike është shndërruar në një pikë referimi për prapavijën kuqeblu. Me paraqitje të qëndrueshme dhe me një rritje të ndjeshme në aspektin e personalitetit, 24- vjeçari po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim brenda fushës. Këtë e dëshmoi qartë edhe në “Klasiken” e fundit ndaj Tiranës, të fituar 3-1 nga shkodranët.

Në një sfidë me intensitet të lartë dhe presion maksimal, Bajrami ishte thuajse i pakalueshëm. Ai arriti të izolojë në mënyrë perfekte sulmuesin Tabeku dhe më pas edhe Ernest, duke mos u dhënë hapësira dhe duke fituar shumicën e dueleve direkte. Qetësia në ndërhyrje dhe leximi i saktë i lojës e bënë mbrojtësin kosovar një nga figurat kyçe të asaj mbrëmjeje. Pavarësisht se nuk është shpesh në qendër të titujve, kontributi i tij është thelbësor për balancat e skuadrës. Bajrami spikat për disiplinën taktike, forcën në duele ajrore dhe aftësinë për të mbuluar hapësirat me inteligjencë.

Ai nuk është vetëm një mbrojtës që largon rrezikun, por një lojtar që udhëheq repartin, komunikon vazhdimisht me shokët e skuadrës dhe jep siguri në çdo aksion defensiv. Ky është sezoni i dytë i kosovarit në Shkodër dhe tashmë ai është konsoliduar si titullar i padiskutueshëm. Përtej moshës së re, Bajrami po tregon tipare të qarta lidershipi, duke marrë përgjegjësi në momentet më delikate të ndeshjeve. Rritja e tij është në sinkron me ambiciet e Vllaznisë, që synon të mbetet protagoniste si në kampionat ashtu edhe në Kupë. Nëse vazhdon me këtë ritëm dhe me të njëjtën përqendrim, Melos Bajrami jo vetëm që do të mbetet një gur themeli për Vllazninë, por mund të kthehet edhe në një nga mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin shqiptar. Ndoshta larg zhurmës, por gjithmonë pranë perfeksionit në fushë.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Laporta rizgjidhet president i Barçës, triumf absolut, konfirmohet edhe Flick (VIDEO)
Sport

Laporta rizgjidhet president i Barçës, triumf absolut, konfirmohet edhe Flick (VIDEO)

16/03/2026
Laporta rizgjidhet president i Barçës, triumf absolut, konfirmohet edhe Flick (VIDEO)
Sport

Laporta rizgjidhet president i Barçës, triumf absolut, konfirmohet edhe Flick (VIDEO)

16/03/2026
Barça “shpërthen” ndaj Sevilla-s, Raphinha realizon “tripletë”, Flick: I lumtur për këtë fitore dhe për Gavi-n (VIDEO)

Milan bie në kryeqytet, Lazio i nxjerr nga gara për titull, Allegri: Kujdes, të mos shkatërrojmë sezonin (VIDEO)

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Laporta rizgjidhet president i Barçës, triumf absolut, konfirmohet edhe Flick (VIDEO)

Laporta rizgjidhet president i Barçës, triumf absolut, konfirmohet edhe Flick (VIDEO)

16/03/2026
E rëndë! Vritet xhaxhai i Elijonës së Big Brother VIP Kosova

E rëndë! Vritet xhaxhai i Elijonës së Big Brother VIP Kosova

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al