• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Balili tregon lidhjet me LSI-në dhe vizitën e Berishës në shtëpinë e tij

16/01/2019
Balili tregon lidhjet me LSI-në dhe vizitën e Berishës në shtëpinë e tij

Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vetëm pak orë para dorëzimit. Teksa këmbëngul se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë provë që e implikon në trafikun e drogës Balili flet edhe për lidhjet me politikën dhe angazhimin e tij me PD dhe më herët me LSI, parti për të cilën ai thotë se është angazhuar edhe familjarisht.

PJESE NGA INTERVISTA

Pas zgjedhjeve të vitit 2013, kur koalicioni i majtë PS-LSI erdhi në pushtet dhe u rrëzua nga pushteti PD-ja, ju u emëruat në pozicionin e drejtorit rajonal të transporteve. Pse shkuat pikërisht në atë vend? Ju morët pjesë në fushatë? Çfarë qëndrimi keni mbajtur?

Familja ime ka kontribuar për këtë parti. Edhe unë kam kontribuar.

Për kë parti?

Për LSI-në. Kam kontribuar, pavarësisht se nuk jam ngatërruar me politikën, por kam ndihmuar thjesht familjarët. Dhe për këtë gjë m’u ofrua ky shpërblim, si post drejtori. Dhe unë e pranova dhe kam shërbyer në atë post. Nuk jam implikuar në korrupsion. Dhe kjo është një gjë që e faktojnë edhe provat.

Gjatë kësaj kohe, pra nga viti 2013 deri në vitin 2016 kur ndodhi kjo, jeni përfshirë në aktivitete politike?

Kanë qenë zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Ju si drejtues i rëndësishëm i një sektori në zonën e Sarandës dhe të Delvinës, gjatë kësaj kohe jeni përfshirë, duke pasur parasysh që nipi juaj kandidonte?

Po, normal që jam përfshirë. Kam kontribuar.

Fillimisht familja juaj ka mbështetur të djathtën, për shkak edhe të origjinës.

Po.

Nëse e kujtoni, e keni takuar ndonjëherë Sali Berishën?

Po, para shumë kohësh, kur vinte në zonën e Delvinës. Ka kaluar në fshatin tim, ka ardhur edhe në banesën time. Unë kam qenë i vogël atëherë, e kam takuar, i kam dhënë edhe dorën. Vetëm atë person.

Po më pas, kur ka qenë kryeministër?

Jo, jo.

Mban mend ndonjë rast kur ka ardhur në Delvinë?

Kur ka ardhur në Delvinë një herë, ndoshta në vitin 2006.

Jeni akuzuar sikur keni pasur lidhje direkte me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sidomos në vizitat që ai ka bërë në Sarandë dhe duke përfshirë qëndrimin që ai ka bërë apo vizitat që ka bërë në hotelin “Santa Quaranta” me ministrat e tij. Është filmuar aty. Si është kjo, çfarë ka ndodhur aty?

Unë nuk kam lidhje me atë hotel, me atë pronë që më akuzojnë dhe nuk kam pasur ndonjëherë kontakt nga afër me Edi Ramën.

Ju jeni akuzuar që jeni pronar aty.

Është shumë e lehtë që të verifikohet kjo, mjafton që të shihen dokumentet e pronësisë. Unë nuk kam lidhje fare me atë pronë.

Një nga akuzat kryesore të bëra edhe në media, ka qenë që për shkak të sigurisë që ka objekti, kamerat kanë filmuar, serveri është zhdukur. Si është kjo histori?

Unë nuk kam lidhje fare dhe nuk mund të di se çfarë është bërë atje. Nuk jam unë pronari i hotelit. Hoteli është prona e vëllait. Unë mund të shkoj atje, por nuk mund të di se çfarë bëhet me punën e tij, me serverat etj./shqiptarja.com

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al