• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Balkan Trafik’, diçka e madhe po vjen në Gjirokastër

19/08/2018
‘Balkan Trafik’, diçka e madhe po vjen në Gjirokastër

Gjirokastra pritet të jetë stacioni i ardhshëm i një prej edicioneve të festivalit “Balkan trafik”. Pohimi ka ardhur nga vetë presidenti I këtij festivali Nikolas Wieërs që këto ditë ka vizituar Gjirokastrën dhe rrethiant e saj për të parë e dëgjuar nga afër disa prej grupe folklorike të zonës. Ai pohon se ky festival që ekziston prej 12 vitesh ka si synim të bashkojë popujt nëpermjet kulturës. Për presidentin e Balkan trafic kultura është pasaporta më e mirë e Shqipërisë si vend aspirant për në Bashkimin Evropian.

“Kur flasim për trafikun në Ballkan kryesisht kemi parasysh trafikimin e organeve, prostitucionit, makinave të vjetra duke lënë në hije bukuritë e këtij rajoni vërtet dinamik. Përmes Balkan trafik dua të theksoj trafikun e kulturës, të energjisë. Festivali ekziston prej 12 vitesh në Bruksel dhe gjatë kësaj periudhe kam udhëtuar vazhdimisht nëpër Ballkan. Në shqipëri vij për të disajtën herë. Gjirokastra është një vend vërtet I rëndësishëm pikërisht për pasurinë e saj polofonike, traditën dhe trashëgiminë e saj kulturore duke përfshirë këtu edhe traditën e minoriteteve. Është vërtet shumë imteresante të shohësh bashkëjetesën harmonike të njerëzve me kulturë, fe dhe etni të ndryshme. Balkan trafik është një festival europian dhe sic e dimë të gjithë Shqipëria është një vend që synon të bëhet pjesë e BE, ndaj është shumë e rëndësishme që të flasim për kulturën e saj, kjo kulturë që do të afrojë njerëzit e popujt dhe do të çelë mendjet e njerëzve të mi në Bruksel. Nëpërmjet kësaj culture unë dua të komunikoj me shqiptarët dhe të gjithë trevat shqipfolëse në përgjithësi nga Kosova, Maqedonia, Greqia. Prandaj jam këtu, që të zbuloj, të dëgjoj e të krijoj një network kulturor. Në po synojmë organizimin e një festivali ndërkombëtar këtu. Synimi im është të sjell Balkan Trafic dhe eksperiencat e mia të mëparshme për të krijuar dicka solide, të gjithë së bashku. Do të ishte shumë bukur të bëhej një festival I tillë në kalanë e Gjirokastrës dhe tashmë është koha që ta bëjmë, sepse kultura është ajo që na bashkon”, tha Nikolas Wieërs

Për Nikolas Wieërs është interesante larmishmëria e kostumee këngëve e valleve që ndryshojnë nga njëra krahinë te tjetra. Pasurinë e madhe të traditës shqiptare ai e ka zbuluar nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta me vetë banorët.

“Ajo që është interesante në Shqipëri është fakti se çdo 20 km kultura ndyshon, kostumet ndryshojnë, zërat gjithashtu, historitë. Dhe kjo nuk është vetëm për këngët polifonike, por edhe për vallet gjithashtu. Në Bruksel ka një bashkësi shqiptare që përpiqet të promovojë kulturën e vendit të vet. Edhe vetë kreu I Brukselit e pëlqen shumë kuklturën shqiptare dhe ajo po përpiqet shumë për të shkëmbyer multikulturën e Brukselit me atë shqiptare. Unë nuk përpiqem ta njoh kulturën tuaj duke kërkuar në google apo lexuar site zyrtare. Jo, unë zbres në terren dhe kontaktoj nga afër me njerëz që e studiojnë, ruajnë dhe përcjellin këtë traditë”, tha Nikolas Wieërs

Në edicionin e vet të 13-të që do të zhvillohet në Bruksel Gjirokastra do të përfaqësohet me grupin e Lunxhërisë i njohur jo vetëm për traditën e pasur të këngëve e valleve, por mbi të gjitha për kostumin e bukur të vajzës lunxhote, cilësuar si një nga vlerat më të rralla të etnografisë shqiptare.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia, Gjini: Ndeshje delikate, por jemi gati për Egnatian

Vllaznia, Gjini: Ndeshje delikate, por jemi gati për Egnatian

12/03/2026
Travis Kelce bëhet ambasador i markës Six Flags për vitin 2026!

Travis Kelce bëhet ambasador i markës Six Flags për vitin 2026!

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al