• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Balluku e Kumbaro fushatë për Vangjel Tavon në Himarë, inspektojnë punimet për impiantin e ujërave të ndotur

17/07/2024
Balluku e Kumbaro fushatë për Vangjel Tavon në Himarë, inspektojnë punimet për impiantin e ujërave të ndotur

Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furnizimi me ujë i zonave rurale IV” i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Projekti parashikon sistemimin, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotur duke përfshirë edhe përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese.

Krahas ndërtimit të impiantit, pjesë e projektit është edhe shtrimi i rrjeti të kanalizimeve të ujërave të ndotur, rreth 15 kilometra, në qytetin e Himarës dhe në Himarë fshat, së bashku me lidhjet nëpër shtëpi dhe pusetat, të cilat përmes disa stacioneve të pompimit do të grumbullohen në impiantin i cili është në fazën e ndërtimin.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Prefektin e qarkut Vlorë, Vangjel Tavo, si dhe drejtuesit e FSHZH dhe AKUK, Dritan Agolli dhe Klevis Jahaj ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e impianti të trajtimit të ujërave të ndotura.

“Një nga kantieret më të rëndësishme përsa i përket sistemimit të ujërave të ndotur dhe është pjesë e ‘Programit IV’ i cili ndiqet nga FSHZH në këtë zonë dhe përfshin një sërë projektesh duke filluar nga shpërndarja e ujit të pijshëm dhe deri tek sistemimi i ujërave të ndotur”. Kështu e cilësoi ministrja Balluku projektin që po realizohet në bashkinë e Himarës.

Përmes tij do të mbulohen të gjitha subjektet tregtare që janë pjesë e bregdetit, si dhe 80% të volumit të banesave individuale.

Balluku tha se programi që po zbatohet parashikon ndërhyrje edhe në zona të tjera përgjatë bregdetit. “Do të bëhet një punë shumë e mirë me përfundimin e lotit 3 të “Programit IV”. Ne do të vazhdojmë pasi bëhet fjalë që do të trajtohet e gjithë pjesa e jugut. “Programi IV” është një program kompleks. Parashikohet që të ketë ndërhyrje edhe në zonat e tjera, siç është pjesa e Orikumit, pjesa e Dukatit, për të cilën duhet të jemi të përgatitur tashmë që do të marrë një zhvillim tjetër për shkak të tunelit”, u shpreh Balluku.

Në fazën e parë, kapaciteti i impiantit është për 16 mijë banorë, ndërkohë që në fazën e dytë shkon deri në 24 mijë banorë.

Ministrja Kumbaro theksoi se kjo infrastrukturë i përgjigjet jo vetëm kapaciteteve aktuale, por edhe zhvillimit që pritet të ketë zona në të ardhmen. “Infrastruktura që po ndërtohet sot nuk merr fund me kaq, por ka parashikuar projektin dhe për vazhdimin duke pasur ne parasysh projeksionin e rritjes së numrit të hoteleve. Në Këshillin Kombëtar të Territorit vazhdojmë të marrim propozime nga investitorë privat për të shtuar njësitë akomoduese që do të thotë projeksioni i loteve të tjera në vazhdim do ti përgjigjet atij trendi”, tha Kumbaro.

Sezoni turistik i këtij viti ka nisur shumë më herët në jugun e vendit, ndërsa në javët e ardhshme pritet të arrijë pikun fluksi i vizitorëve. Prefekti i qarkut Vlorë, Vangjel Tavo tha se e gjithë zona është e përgatitur për t’ju përgjigjur numrit të vizitorëve në rritje. “Me hapjen e tunelit është rritur shumë fluksi i vizitorëve në zonë. Me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ka një rritje. Kjo konstatohet nga vetë subjektet që operojnë. Këtë vit, si asnjëherë tjetër, hotelet janë hapur që në muajin prill. Presim një fluks edhe më të rritur. Jemi të përgatitur”, u shpreh Tavo.

Related Posts

Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)

13/10/2026
Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve
Kryesore

Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve

13/10/2026
Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!
Kryesore

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!

13/10/2026
Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë
Kryesore

Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë

13/10/2026
Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur
Kryesore

Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur

13/10/2026
Zv/kryeministrja Albana Koçiu për protestën: Dhunë e orkestruar, të rinjtë po përdoren
Kryesore

Zv/kryeministrja Albana Koçiu për protestën: Dhunë e orkestruar, të rinjtë po përdoren

13/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Bayern “ngrin” në Norvegji, Viking i shënon dy  gola në pjesën e parë, barazim Inter dhe Barcelona

VIDEO/ Bayern dështon në Norvegji, Interi zhgënjyes, Barça nuk fal në Champions

13/10/2026
Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)

Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)

13/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al