Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut të qeverisë vjen një ditë pas seancës plenare ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për marrjen e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Rama është shprehur se rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, nuk e cënon integrimin e vendit në BE, ndërsa kërkesa e SPAK u rrëzua sepse nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë!
“Do ta nis nga vendimi i djeshëm i Parlamentit për jehonën terësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Kërkesa nuk përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë, ajo tendenca për t’i dhënë përmasën e një fakti që do të bllokonte rrugëne Shqipërisë në BE, apo do të pengojë reformën në drejtësi, është një përpjekje e shëmtuar, madje në dëshpërimin e vet ka të gjithë ato përbërës që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet”, tha kreu i qeverisë pikërisht për “bllokadën” që dje Kuvendi i vuri Prokurorisë së Posaçme për çështjen e ish-ministres.
Rama: “Do ta nis nga vendimi i djeshëm i parlamentit, për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Ju me siguri e keni ndjekur vetë të gjithë rrjedhën e ditës. Keni ndjekur edhe prononcimin tim, që dua ta përsëris, lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as kushtet minimale për tu marrë në konsideratë. Përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër, apo për ti dhënë përmasën e ndonjë fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengojë zbatimin e reformës në drejtësi, apo do pengojë drejtësinë është një përpjekje e shëmtuar. Në dëshpërimin e vet ka të gjitha ato ingredientë që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet dhe që hapat e shpejtë me të cilat ne po ecim në procesin e negociatave të frenohen. Nuk ka asgjë të re në këtë, por materiali në këtë rast është i favorshëm për të torrollisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë dhe kundër kësaj shumice.
Dua ti siguroj që nuk ka asnjë frenim drejt rrugës për anëtarësim në BE, nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar në rrugën që ne kemi hapur në pavarësimin e drejtësisë dhe rrugën lundër korrupsionit dhe në këtë rast nuk jemi përballë një çështje korrupsioni, sepse vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion”.
Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë hap pas të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Rama tha se inkurajon SPAK për të hetuar Belinda Ballukun deri në gjetjen e një prove që e implikon atë me korrupsionin.
“Dua ti siguroj të gjithë nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë të pandalshme drejt anëtarësimit në BE. Nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar në rrugën që ne kemi hapur në pavarësinë e drejtësisë dhe në luftën reale kundër korrupsionit, ashtu siç nuk ka asnjë dyshim që në këtë rast nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni. Vetëm prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion, jemi përballë një çështje në hetim e cila mund të hetohet lirisht pa më të voglën pengesë. Unë e inkurajoj prokurorinë të ndjekë dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës ferra e korrupsionit”, tha Rama.
Njëkohësisht, tjetër çështje që ka marrë vëmendjen e ditëve të fundit është lufta që po zhvillohet në vendet e Lindjes së Mesme, çka sjellë një ndikim në Shqipëri kryesisht në rritjen e çmimit të karburantit.









