• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Banka Botërore ngre alarmin: Shqiptarët dobët në të lexuar dhe matematikë

02/10/2017
Banka Botërore ngre alarmin: Shqiptarët dobët në të lexuar dhe matematikë

Arsimi ndërton kapitalin njerëzor, që përkthehet në rritje ekonomike. Nëse përmirësimet janë më të shpejta, me shumë gjasë, vendet që ndërtojnë një sistem arsimor produktiv kanë më shumë shanse të përmirësojnë nivelin e tyre…

Arsimi ndërton kapitalin njerëzor, që përkthehet në rritje ekonomike. Nëse përmirësimet janë më të shpejta, me shumë gjasë, vendet që ndërtojnë një sistem arsimor produktiv kanë më shumë shanse të përmirësojnë nivelin e tyre të jetesës, të ulin varfërinë dhe të ndërtojnë një sistem demokratik qeverisës.

Banka Botërore në një raport të fundit, “Lexo për tu edukuar” konkludon se vendet e varfra dhe ato zhvillim po bëjnë hapa më të avashtë në arsimin e fëmijëve se SHBA-te në vitet 1800-1900.
Duke analizuar njohuritë arsimore në disa vende dhe ndikimin që ato kanë në zhvillimin ekonomik te tyre, Banka ka gjetur se popullatat e varfra gjithashtu janë të varfra edhe në mësimnxënie.
Në vendet e Afrikës tre të katërtat e nxënësve në klasën e tretë nuk e dinin kuptimin e fjalisë “Qeni im quhet Pupi”, ndërsa në Indinë rurale tre të katërtat e nxënësve në klasën e tretë nuk mund të bënin një zbritje me dy numra.

Në vlerësimin për nivelin arsimor nëpërmjet PISA 2015 Banka Botërore pohon për Shqipërinë se megjithëse niveli i arsimimit është rritur, veçanërisht për arsimin e lartë, ku shkalla e regjistrimit është rritur më shumë se dy herë krahasuar me fillimin e viteve 2000, cilësia e arsimit mbetet e ulët duke çuar në zvogëlimin e përfitimeve nga arsimi dhe uljen e cilësisë së kapitalit njerëzor.
Sipas vlerësimit të Bankës Botërore në Shqipëri, më shumë se gjysma e studentëve nuk arritën aftësitë minimale në lexim dhe matematikë në testin PISA. Hendeku i aftësive është identifikuar si një problem veçanërisht i rëndë në rajon.

Banka thotë se shkollimi zvogëlon shumicën e llojeve të krimit të kryera nga të rriturit, si dhe nivelin e krimeve në adoleshencë.
16 dhe 17-vjeçarët në Mbretërinë e Bashkuar që braktisin shkollën kane tre here më shumë gjasa të kryejnë krime se sa ata që qëndrojnë në shkollë. Ndërsa në Meksikë studimi gjeti se ata që kishin braktisur arsimin e mesëm ishin aktivizuar më së shumti me grupet kriminale të krimit dhe drogës.
Banka thotë se arsimi siguron të ardhura më të larta dhe gjithashtu i zvogëlon disa fenomene negative sociale. Aborti ka shanse të jetë më i kontrolluar tek fermat e arsimuara dhe planifikimi familjar te jetë më e lartë.

Një krizë mësimi është edhe një krizë morale vlerëson BB. Edukimi shëron një mori sëmundjesh shoqërore. Për individët, ajo promovon punësimin, të ardhurat, shëndetin dhe zvogëlimin e varfërisë. Për shoqëritë, ajo nxit inovacionin, forcon institucionet dhe nxit kohezionin social. Por këto përfitime varen kryesisht në mësim. Shkollimi pa të mësuarit është një mundësi e humbur.

Korea e Jugut e kuptoi se arsimi ishte mënyra më e mirë për t’u tërhequr nga mjerimi ekonomik. Kështu që u përqendrua në rregullimin e shkollave dhe u angazhua për edukimin e mirë të çdo fëmije. Sot jo vetëm që Koreja ka arritur rezultatet universale në arsim, por studentët e saj gjithashtu kapin nivelet më të larta në vlerësimet ndërkombëtare të të mësuarit. Është një vend me të ardhura të larta dhe një model i zhvillimit të suksesshëm ekonomik./Monitor

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al