• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Barazimi ndaj Bylis, trajneri i Dinamos: E dinim që do ishte e vështirë, por…

13/04/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja tregoi këndvështrimin e tij pas barazimit 1-1 ndaj Bylis.

“Me arbitrimin të merren ato që janë kompetentë. Ajo që më shqetësoi është që Goudiaby merr dy kartonë të verdhë shumë shpejt, papërgjegjshmëri për atë lojtar. Ne e kishim bërë ndërrimin gati, por nuk po dilte topi. Nuk duhet ta bëjë asnjë lojtar profesionist. Me daljen e Përndrecës me të kuq, mund ta kishim çuar lojën aty ku donim.

Në Ballsh ka qenë gjithmonë e vështirë. Edhe po të shikosh rezultatet, në të katër fazat kemi pasur barazime. Mendoj që reaguam, por në momentet që ishim të sforcuar. Më vjen keq, që merr një gol nga auti, nuk e di ishte faull apo jo, ta gjykojnë të tjerët, s’e kam ndërmend të merrem më me arbitrat. Të marrësh gol të tillë, me lojtarët që ne kemi, nuk duhet të na ndodhë.

Kemi ndeshje që shumë pak aksione vijnë në zonën tonë dhe marrim gola shumë të lehtë. Sulmuesi Metaj? Ishte loja e parë, por hyri me personalitet. Kemi besim te lojtari dhe e hodhëm të na shërbente në një ndeshje të vështirë. Për aq sa lujti, ishte diçka pozitive.

Fola dhe sulmuesit duhet të kishin bërë më shumë në këtë ndeshje. Shkuam te zona e golit dhe qendërsulmuesi është lojtari i parë që duhet të shfaqet para portës. Kishte mbështetje nga poshtë. Mund të kishte bërë diçka më shumë Mustapha, por akoma nuk është përshtatur me ato që kërkojmë ne. Ka ardhur nga Bylisi dhe si duket nuk ka gjendjen më të mirë të tijën. Me një qendërsulmues ndoshta lojtar goli, ato raste mundet që të kishin efiçencë tjetër.

E kishim këtë problem sepse Bregu është golashënuesi ynë dhe nuk ishte sot. Guindo i jep thellësi sulmit, por edhe mungesa e Bernard Berishës dhe Qefalisë, janë të rëndësishme. Qefalija është një lojtar i mirë individualisht dhe për të ftuar sulmuesit. E patë që edhe James e përdorëm mbrojtës krahu edhe pse është sulmues. Me lojtarët që kishim në dispozicion kemi bërë mirë. Por kur e barazon ndeshjen me një gol të atillë, sigurisht që të vjen keq për atë që bëmë në fazën e mbrojtjes.

Është gati e dyta apo e treta ndeshje, që marrim një gol që nuk na lejohet me mbrojtjen që kemi. Futbolli ky është, sport gabimesh. Do të luftojmë deri në fund fare, që edhe ne të marrim më të mirën e mundshme në këtë kampionat.

Meksi dhe Ismaili, pse Dita në krahun e djathtë? Meqenëse nuk kemi më ndeshje me Ballshin, po ta them. Dita nuk ka qenë mbrojtës i djathtë, por stoper nga e djathta. Duke parë mungesat dhe mënyren si luan Ballshi, duke ditur që në mesjavë nuk kishte ndeshje për Kupë, vinte me rifreskim. Menduam që të marrim gjerësinë me Nanin edhe me Nezirin. Ne sot kemi luajtur, dhe jemi mbrojtur me Ditën nga e djathta. Por kemi qenë 3-4-1-2 me 3 stopera”, tha Daja.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet
Sport

Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët

25/07/2026
FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari
Sport

FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

25/07/2026
“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët
Sport

“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

25/07/2026
Boks/ Gati dueli historik, Prenga sfidon Anthony Joshuan
Sport

Boks/ Gati dueli historik, Prenga sfidon Anthony Joshuan

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al