• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bariu nga Tepelena i zhdukur prej 4 ditësh, vëllai: I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve të na ndihmojnë

07/02/2026
Bariu nga Tepelena i zhdukur prej 4 ditësh, vëllai: I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve të na ndihmojnë

Prej katër ditësh, në shtratin e lumit Vjosë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine.

Ai është larguar pa adresë nga banesa më 3 shkurt, ndërsa humbja e tij është denoncuar nga familjarët në policinë lokale.

65-vjeçari punonte si bari në zonat buzë lumit Vjosë, çka ka ngritur dyshime se ai mund të ketë rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit.

Në operacionin e kërkimit janë përfshirë palumbarët e RENEA-s, efektivë të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e emergjencës.

Krehja e shtratit të Vjosës po zhvillohet në një terren të vështirë, për shkak të rrymave të forta të ujit dhe kushteve natyrore. Familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit.

“Ai kishte disa dele, i kulloste çdo mëngjes në zonën anës Vjosës dhe pasdite i merrte. Në kohën që është kthyer pasdite, për të nxituar i ka rrëshqitur këmba, siç na thanë, ndërsa pamë edhe vetë vendin”, thotë vëllai i tij, Agron Dine.

Në një tjetër apel, vëllai i 65-vjeçarit kërkon ndihmë nga institucionet dhe qytetarët.

“I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve që kanë marrë vesh këtë histori të bëjnë çfarë është e mundur, të na ndihmojnë për gjetjen e trupit.”

Të afërmit kërkojnë që kushdo që mund të ketë informacion, të kontaktojë strukturat përkatëse për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Related Posts

Digjet një tjetër biznes në Tiranë
Kryesore

Digjet një tjetër biznes në Tiranë

14/10/2026
Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar
Kryesore

Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar

14/10/2026
Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës
Kryesore

Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës

14/10/2026
Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave
Kryesore

Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave

14/10/2026
QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë
Kryesore

QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë

14/10/2026
Kryesore

Reagon Mirela Kumbaro: Jam e bindur se studentët nuk mund ta bëjnë kurrësesi shkatërrimin e institucioneve. Kujdesuni për veten dhe mos lejoni që askush t’ju shtyjë drejt akteve të dhunës

14/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reali i madh në Champions, fiton mes spektaklit ndaj Romës, PSG tregon forcat

Reali i madh në Champions, fiton mes spektaklit ndaj Romës, PSG tregon forcat

14/10/2026
VIDEO/ Liverpool argëtohet ndaj LASK, tripletë e Barcola në Champions – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Liverpool argëtohet ndaj LASK, tripletë e Barcola në Champions

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al