Ndërsa nuk ka ende një komunikim zyrtar nga selia blu pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, kreu i PD-së Lulzim Basha i është drejtuar zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha ku zhvilloi për 45 minuta takim me të.
Takimi Basha- Berisha vjen pas rezultatit të dobët të demokratëve në zgjedhje dhe kritikave të shumta nga eksponentë të rëndësishëm të PD në drejtim të kryetarit Basha, të cilët e bëjnë përgjegjës për humbjen.
PD në këto zgjedhje arriti të marrë vetëm 43 mandate deputetësh.









