Një orë pasi qëndroi bashkë me protestuesit, ulur këmbëkryq në rrethrrotullimin tek dogana, kreu i opozitës, Lulzim Basha iu drejtua mbështetësve me një mesazh. Basha përsëriti kërkesat e opozitës për qeverinë teknike, dekriminalizimin, votimin elektronik dhe më pas votimin e vetingut për reformën në drejtësi, sipas marrëveshjes së 22 korrikut. Basha ftoi qytetarët të largohen pa iu përgjigjur provokimeve, ndërsa bashkë me protestuesit kënduan himnin e flamurit.