Kreu i partisë Aleanca Kuqezi Kreshnik Spahiu është shfaqur mjaft i zhgënjyer me kreun e PD-së Lulzim Basha. I ftuar në studion e emisionit “Zonë e lirë” në Tv Klan, Spahiu tha se pas mosarritjes së një marrëveshjeje me PD-në nuk do të jetë më pjesë e politikës.
“Ndoshta kjo është intervista e fundit në këtë studio. Nga ky moment jap dorëheqje nga politika. Çadra ishte një kurth për opozitën për elektoratin shqiptar, për demokracinë, për idealistët” – tha Spahiu.