Lulzim Basha duket se në çdo gjë në rrugëtimin e tij si opozitar, është duke kopjuar Edi Ramën. Kulmin e ka arritur me botimin e një liri para zgjedhjeve të 25 prillit. Libri titullohet “Misioni im” dhe kushton 10 mijë lekë të vjetra. Botimi i librit është bërë nga shtëpia botuese “Skanderbeg” që drejtohet nga Flutura Açka, e cila është dhe kandidate për deputete e Partisë Demokratike.
Në “Misioni im”, Basha rrëfen të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike, madje tregon edhe si i ka përjetuar zhvillimet politike që nga viti 1992 kur ishte kamarier, por dhe betejën opozitare të viteve të fundit.
Në reagimin zyrtar, Partia Demokratike njofton se “për këtë libër ka interesim shumë të madh dhe brenda tij shpaloset plani se si mund ta ndryshojmë Shqipërinë, për një të ardhme më të mirë, për afrimin në BE, për ringjalljen e ekonomisë, për shpëtimin e sistemit tonë shëndetësor”.
Në pasthënien në fund të librit të Bashës shkruhet mes të tjerash se ai është një ftesë e kreut të opozitës për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër si dhe sjell një qasje persona mbi jetën politike në vend dhe zhvillimin e opozitarizmit gjatë drejtimit të tij.










