Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu. Ai është shprehur i bindur se, më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe se askush nuk mund ta shkarkojë presidentin e Republikës.
“Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, nuk do ta shkarkojë kush presidentin e Republikës. Rama po përbetohet se, do ti mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike. Ai po përbetohet se do të nuisë shkarkimin e presidentit. Janë zhurma për të devijuar vëmendjen tuaj. Ai nuk do të flitet për Avdylajt dhe Dakot, për Shullazët, për Gjiknurët, Manjat”, u shpreh Basha.