• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha në Sarandë, i trembet rrjedhjes drejt LSI-së

31/05/2017
Basha në Sarandë, i trembet rrjedhjes drejt LSI-së

Të paktën për një gjë me sa duket Lulzim Basha ka nxjerrë mësim nga e shkuara: butësia në trajtimin e LSI-së mund ti kushtoi një erozion të madh votash PD, ashtu sikurse ndodhi në 2013 apo edhe në 2015. Qëndrimi as mish dhe as peshk ndaj Ilir Metës, flirtimi se ai mund të jetë aleati i ardhshëm që mund ta kthejë PD-në në pushtet ka bërë që shumë demokratë të lëkundur ose simpatizantë ta shesin votën tek LSI, pa ndonjë brerje të madhe ndërgjegjje duke u justifikuar se do të jemi bashkë. Pikërish me sa duket këtë fenomen ka dashur të stopojë Basha kur sot nga Saranda ka goditur LSI-në si një forcë politike që e dredh gjithë kohën.

“Edhe LSI ta ketë të qartë që koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj “shit klyshë e bli qen” merr fund në 25 qershor, ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari “bli klyshë e shit qen” nuk do ecë me PD, mos harroni ne jemi të bashkuar, e gjithë opozita është e bashkuar, ata janë të përçarë. Ne e dimë se ku po shkojmë, tani është koha juaj të bashkoheni” iu drejtua Basha sarandiotëve.

Pra për herë të parë duket se mesazhi i liderit demokrat është i qartë. Ai kërkon të ndalë erozionin ku sidomos në Jug thuhet se LSI po bën kërdinë në vathën e PD-së. Dhe si për të bërë më të besueshme vendimet se “republika e re” nuk bën kompromis me askënd lideri demokrat ka denoncuar zërat e përhapur fuqishëm për një pazar mes tij dhe Ramës.

Megjithëse nuk ka sqaruar asnjëhetë se çfarë ka biseduar me kryeministrin, qoftë në presidencë pasi nxorrën jashtë Nishanin, apo qoftë gjatë takimit të gjatë prej 5 orësh basha ka hedhur poshtë këto zëra: “S’do ketë pazar me interesat e qytetarëve shqiptarë, e kam premtuar, nuk do ketë pazar, republika e re do vijë, po vjen, do triumfojë më 25 qershor. Ne nuk bëjmë pazar me kauzën e qytetarëve shqiptarë, me asnjë nga thithlopat e republikës së vjetër. Rama do japë llogari për dështimit total, për harxhimin e milionave, ekonominë katastrofë”. (Lapsi.al)

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al