Opozita e bashkuar ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës nga ana e saj, e cila do të jetë protesta e dhjetë kombëtare. Kjo protestë do të zhvillohet ditën e hënë me datë 8 korrik në orën 20:00, dy orë pasi të jetë mbledhur Kuvendi në seancë për ngritjen e komisionit që do të shkarkojë Presidentin Ilir Meta.
“I ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen ditën e hënë me datë 8 Korrik në orën 20:00 për të qëndruar të bashkuar me besim të plotë tek vetëvetja dhe tek njëri tjetri. Do të vazhdojmë betejën tonë pa asnjë hap pas deri në çmonimin e diktaturës dhe çlirimin e vendit”,tha Basha.
Kjo është protesta e parë që opozita zhvillon pas zgjedhjeve të 30 qershorit, zgjedhje të cilat ajo nuk i njeh. Të paktën këto janë deklaratat e deritanishme nga kryetari Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.









