Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka vënë në shënjestër të akuzave sërish kryeministrin Edi Rama.
Duke u kapur pas deklaratave të kreut të qeverisë se PD kishte plan për destabilizimin e vendit, Basha tha se ka qenë Rama ai që e ka destabilizuar Shqipërinë në këto 4 vite, duke numëruar disa prej fakteve, sipas tij që nga mbushja e Shqipërisë me drogë deri tek kriminalizimi i pushtetit.
Kreu i PD-së tha se Rama krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin e Vangjush Dakon, ndërsa ai vetë ka krenari kur pi kafe me Artan Fugën dhe shokët e tij.
“Unë kam krenari kur pi një kafe me Artan Fugën dhe shokët e tij. Ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin me Klement Ndonin dhe me Gjushin. Kur OSBE-ODIHR që me këto zgjedhje ke shkatërruar besimin e shqiptarëve në procesin elektoral, çfarë bëri, e mbushi Shqipërinë me drogë dhe futi duart edhe në zgjedhjet në Kolonjë. Edi Rama ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Projekti i tij politik ishte dhe mbetet shkatërrimi i zgjedhjeve. Ky është projekti, këtë ka bërë 4 vite më parë. Ka destabilizuar Shqipërinë”, tha Basha