Nga Klodian Tomorri
Bernie Sanders, nje nga aspirantet e se majtes amerikane per President, eshte nje nga avokatet me te forte te rritjes se pages minimale. Ne parafushaten e ketij viti, ne shumicen e daljeve te tij publike, kali i betejes elektorale te Sandersit ka qene premtimi se ne SHBA nuk do te kete asnje punonjes qe paguhet me pak se 15 dollare ne ore.
Tezat e majta me rritje pagash per shumicen e qytetareve, qe financohen nga rritja e taksave per te pasurit jane joshese per elektoratin. Edhe ne Shtetet e Bashkuara, ndodh e njejta gje.
Por sapo amerikanet nisen te besonin Sandersin, ne media shpertheu nje lajm ironik. Punonjesit e stafit elektoral te Sanders hyne ne greve. Shkaku? Sanders i paguante me pak se sa 15 dollare ne ore. E majta dhe hipokrizia flirtojne shpesh me njera tjetren.
I turperuar nga publikimi i lajmit, Sanders nxorri shefin e shtabit elektoral te deklaronte se te gjitha pagat e punonjesve te stafit do te rriteshin menjehere ne 15 dollare per ore. Por ketu fillon kapitulli i dyte i hipokrizise. Ne te njejten kohe qe njoftuan rritjen e pagave, Sanders dhe shefat e tij te fushates urdheruan reduktimin e oreve te punes per stafin.
Per ta thene me qarte, te ardhurat per punonjesit e Sanders mbeten ne po te njejtat nivele, pasi rritja e rrogave u shoqerua me uljen e oreve te punes.
Bota nuk funksionon sipas premtimeve te politikaneve, por ne baze te ligjeve te fizikes, matematikes, dhe ekonomise. Dhe nje nga ligjet bazike te ekonomise, eshte: sa here qe cmimi i nje malli rritet, kerkesa per kete mall bie. Kjo vlen edhe per punen.
Ne fakt ky eshte thelbi i gjithe debatit per rritjen e pages minimale me ligj. Sapo nje qeveri urdheron rritjen e pages minimale, bizneset shkurtojne vendet e punes. Sandersi, pati fatin e keq qe ishte edhe “qeveri” edhe punedhenes ne te njejten kohe dhe i beri te dyja. Edhe rriti pagen minimale edhe u shkurtoi oret e punes punonjesve duke i lene me te njejtin nivel te ardhurash.
Historia e Sanders mu kujtua nje dite me pare, teksa degjova kryetarin e opozites, zoti Basha te premtoje se do te rriste pagen e detyrueshme minimale ne 300 euro. Sigurisht, sigurisht edhe kete here te ardhurat do te gjenden nga taksimi i te pasurve. Ose me mire oligarkeve.