Nga protesta e Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, Lulzim Basha shpalli konkursin e mediave që shpërndajnë lajme të rreme (Fake News).
Për këtë javë, Basha tha se mediat fake news janë Top-Channel, BalkanWeb dhe Panorama online.
“Sot mediat konvencionale janë tërësisht nën presionin e pushtetit. Nga sot ne nisim konkursin e Fake News për javën që mbyllim. Këtë javë kemi dy kampionë për fat të keq: Top-Channel, Balkanweb dhe Panorama Online. Top-Channel për interpretimin allasojçe të deklaratës sime. Rama dje tha se Vetigun e shtyn pas zgjedhjeve, kurse unë thashë se ai do të bëhet menjëherë pas qeverisjes zgjedhore dhe sipas konsensusit të 22 korrikut të kaluar”, u shpreh Lulzim Basha.
Kreu i Partisë Demokratike citoi mediat prestigjioze si Forbes kur tha se “Edi Rama ndërton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer vendin në qendrën e krimit dhe të drogës”