• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha tërhiqet nga kushti për largimin e Ramës si Kryeministër?

16/07/2019
Basha tërhiqet nga kushti për largimin e Ramës si Kryeministër?

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka bërë një kthesë të papritur, duke pranuar idenë e presidentit Meta për zgjedhjet të trefishta më 13 tetor: Lokale, parlamentare dhe presidenciale. Ka ndodhur kjo pas një takimi të beftë mes tij dhe Metës në Presidencë në orët e para të kësaj të hëne, duke u koordinuar kështu plotësisht opozita PD-LSI me kreun e shtetit, të akuzuar rregullisht nga mazhoranca si lider i kamufluar i aksionit të dyshes Basha-Kryemadhi me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, e dalje në rrugë.

“Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit, i kam bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë dhe aq më pak për oligarkët. Në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës”, tha Basha.

“Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhje të parakohshme parlamentare, lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese”, shtoi kreu demokrat.

E ndërkohë, ai nuk ka përmendur kushtin bazë që e ka nxjerrë në rrugë dhe që e ka detyruar që të braktis çdo lloj pushteti që posedonte opozita: ikjen me patjetër të Ramës dhe realizimin pa të të çdo procesi zgjedhor.

Nga ana tjetër, ideja e Metës për zgjedhje të trefishta në një ditë jo vetëm është injoruar tërësisht nga mazhoranca, por dhe ndërkombëtarët kanë bërë “veshin të shurdhët” ndaj saj, duke mos e marrë kurrë në shqyrtim apo artikuluar qoftë dhe duke e kundërshtuar.

Çdo të bëhet më tej? Marrja prej opozitës e tezës presidenciale të 13 tetorit me tre zgjedhje, e ka shtuar më shumë konfuzitetin. Sido-sido, kjo e detyron PD-LSI që ta pranojë Ramën si negociator në tavolinë, nëse dëshuron ky i fundit, ose nëse i “jep leje” Perëndimi.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al