• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha zhduk listat: Anëtarësia e PD-së zvogëlohet papritur me 28 mijë anëtarë para zgjedhjeve për kryetar

27/05/2021

Në Partinë Demokratike po zhvillohet një proces për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Interes shumë të lartë ka patur zbulimi i numrit të demokratëve që do të votojnë në këto zgjedhje. Kandidatët në garë, përveç Lulzim Bashës, kanë shprehur shqetësim lidhur me listat e anëtarësisë, të cilat nuk janë të disponueshme, madje ata nuk ishin në dijeni të numrit të anëtarëve që ka kjo parti. Të tre kandidatët, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Ftabardh Kadilli, kanë qenë të shqetësuar për mungesën e transparencës në këtë proces dhe faktit që listat zgjedhore nuk ishin publike.

Vetëm ditën e sotme, u bë e ditur nga Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, se PD ka 75,067 anëtarë. Por, sipas një krahasimi të Institutit të Studimeve Politike (ISP), kjo forcë politike ka një rënie drastike me rreth 28 mijë anëtarë që nga zgjedhjet e vitit 2017.

“I njëjti drejtues në zgjedhjet e brendshme partiake më 2017 pati deklaruar se PD kishte 103,952 në Regjistër, pra më shumë se 28 mijë anëtarë sesa deklarimi i tanishëm“, konstaton ISP.

Por, si ka mundësi që PD të reduktohet në anëtarësi, në kohën kur kjo parti ka pësuar rritje të konsiderueshme në këto zgjedhje? Si ka mundësi që nga kjo parti të avullojnë 28 mijë anëtarë për katër vjet, ndërkohë që Lulzim Basha bërtet çdo ditë që PD është rritur dhe se ka marrë një rezultat të mirë në zgjedhje “pavarësisht masakrës elektorale”.

Nëse do të ndjekim këtë linjë, pra se 28 mijë demokratë e kanë braktisur papritur partinë, akuzat për “masakër zgjedhore” kthehen në qesharaka, pasi me sa duket, sipas vetë shifrave të PD-së, kjo parti qenka braktisur edhe nga vetë anëtarët e saj…

Po në të njëjtën linjë, ISP, ka konstatuar se  “kriza e vitit 1997-1999 i solli PD-së pothuajse 50% humbje të anëtarësisë, kurse gjatë 4 viteve të fundit anëtarësia ka rënë me rreth 28 mijë anëtarë“.

Pra, në kushtet kur vendi nuk ka patur asnjë krizë të ngjashme me atë të vitit 97′, kur opozita ishte përgatitur për të marrë pushtet, kur Lulzim Basha shëtiste në mbarë vendin si kryeministri i ardhshëm, papritur në PD avullojnë 28 mijë anëtarë.

Nuk dihet nëse kjo ka lidhje me procesin zgjedhor që po zhvillohet dhe me kuorumin që duhet arritur nga Lulzim Basha në këto zgjedhje. Megjithatë, ky eksod i demokratëve nga PD, duket mjaft i çuditshëm dhe ngre pikëpyetje të shumta.(tpz)

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

27/07/2026
Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al