• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkëfajësia vrasëse ndaj Irsës!

17/02/2025
Si gënjeshtrat e shoqërisë çuan një adoleshente drejt vetëvrasjes në Gjirokastër

Nga Lutfi Dervishi

Në një ditë të tejmbushur me politikë dhe SPAK, me protesta dhe zhurmë, zëri i një 17-vjeçare u shua në heshtje.
Letra e saj, e gjetur në kapakun e celularit, ishte një thirrje që nuk e dëgjoi askush. Tani, pas ikjes saj, mbeten pyetje: A mund të ishte shpëtuar? A mund të shpëtohet Irsa e radhës?

Ngjarja lidhet me shkollën, por jo gjithçka duhet të mbetet aty. Shkolla nuk është thjesht një vend për të mësuar matematikë dhe histori; është një mjedis ku formohet identiteti i fëmijëve, ku ata kërkojnë të pranohen dhe ku shpesh përballen me paragjykime dhe bullizëm. Ersa e ndiente veten të izoluar, të tallur, të lënë në harresë. A e kuptoi psikologia se fjalët e saj nuk ishin rrëfim, por një SOS?

“Nuk më vjen turp për veshjen time, kaq mundësi kanë prindërit e mi.”
Me një fjali, Irsa na kujton realitetin: një shoqëri ku vlera matet me rrobat që ke veshur, me celularin që përdor, me vendin ku jeton. Kur statusi social kthehet në një armë që i poshtëron, “Irsat” ndihen të pafuqishëm dhe dorëzohen. “Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ja hap zemrën time?”

Problemet mendore jo vetëm stigmatizohen, por neglizhohen. “Mos e vrit mendjen/mos çaj kokë” është këshilla më e zakonshme që jepet. Nuk janë të pakët ata që ndihen vetëm: nuk flasin me familjen, nuk besojnë psikologun, nuk janë të sigurte ne shoqëri dhe ndihen barrë për të tjerët. Por sa herë kemi dëgjuar pas një tragjedie: “dje e pashë mu duk mirë”?

Kaq e vështirë është që prindërit, mësuesit dhe psikologët të dallojnë shenjat e depresionit? Kaq shumë kushton një linjë e dedikuar për të ndihmuar adoleshentët? Çfarë duhet bërë që të mos e humbasim Irsën tjetër?
Nëse duam që askush tjetër të mos ndjejë dhimbjen e 17 vjeçares, nuk mjafton vetëm trishtimi.

Femijet/adoleshentët nuk duhen dëgjuar me me veshë, por me zemër. Duhen mësuar në shtëpi për peshën e fjalës, duhet mësuar se fjalët lëndojnë më shumë se grushtat Ka qenë një kohë kur të gjithë fëmijët kishin një uniformë. A është e tepërt apo jashtë kohe kjo kërkesë?

Në fund, për kë bien kambanat? Për Irsën? Po. Por jo vetëm. Kur një fëmijë ikën nga kjo botë ngaqë ndjehet i pashpresë, ky është dështimi shoqërise. Irsa nuk duhet të jetë thjesht një lajm tragjik që harrohet pas disa ditësh. Sepse edhe nëse mbyllim sytë dhe veshët këmbana bie. Dhe ajo bie për të gjithë.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al