• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkëpunim mes SME ALBANIA dhe BLG, Akademia për zhvillimin e sipërmarrësve shqiptarë (FOTO)

18/09/2017
Bashkëpunim mes SME ALBANIA dhe BLG, Akademia për zhvillimin e sipërmarrësve shqiptarë (FOTO)

59% e të rinjve shqiptarë janë të prirur drejt sipërmarrjes. Megjithatë shumë pak prej tyre dinë nga t’ia nisin.

“Shpk, Sha, qasje në kredi: janë koncepte të panjohura për pjesën më të madhe prej tyre. Kjo për faj të një sistemi trajnimi shumë teorik dhe jo-praktik, boshllëqet e të cilit po përpiqemi të përmirësojmë “, -tha Znj. Loretta Chiarini e Akademisë BLG, një Akademi e lindur në Torino në vitin 2003 dhe e angazhuar në trajnimin e sipërmarrjes.

Shoqata sot bashkëpunon me Youth Business International (YBI), rrjetin global të organizatave të pavarura jofitimprurëse që ndihmojnë të rinjtë për të filluar dhe zhvilluar aktivitetet e tyre të biznesit dhe Fondacionin Citi, i cili investon në përfshirjen financiare dhe zhvillimin e mundësive për punësim, paraqesin: “Expanding Youth Economic Opportunities through Enterpreneurship ” (“Zgjerimi i Mundësive Ekonomike të Rinisë Përmes Sipërmarrjes”).

Marrëveshja me SME Albania – një shkollë e formimit të sipërmarrësve në sektorin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme – ka në thelb sfidën, mbështetjen në një mjedis dinamik dhe vullnetin për të dalë nga vështirësitë e viteve të mohuara të së kaluarës komuniste. Të gjitha këto arsye kanë nxitur një grup entuziast të rinjsh, të gjithë nën tridhjetë e pesë vjeç, për të krijuar këtë format të suksesshëm trajnimesh praktike që harmonizohet në mënyrë të përkryer me formatin e Akademisë BLG.

Ky është një projekt i projektuar për të mbështetur të rinjtë që duan të bëhen sipërmarrës me një qasje shumë-vendesh të gatshëm për të shpërndarë përvojat, metodologjitë dhe praktikat më të mira nga Spanja në Holandë, nga Franca në Gjermani deri në Suedi, duke kaluar në mënyrë të pashmangshme në Itali.

“Modeli është formati “Up to Youth” (“Deri në Rini”), të cilin tashmë e kemi testuar vitin e kaluar me një pjesëmarrje të habitshme: shumë tridhjetëvjeçarë, të diplomuar, por jo vetëm, të cilët bashkuan energjitë e tyre, për të cilat kemi qartësuar dyshimet dhe i kemi mbështetur në fillimin e kompanisë “- vazhdon Federica.

Në fakt, ka pasur disa aktivitete të biznesit të vogël dhe disa fillime në fushën e teknologjive të reja që nga edicioni i kaluar, çka tregon se sa e rëndësishme dhe delikate është faza e trajnimit para çdo hapje të re.

Deri më sot, në veçanti, anëtarët e YBI kanë ndihmuar më shumë se 100,000 të rinj të krijojnë biznesin e tyre dhe 70% e këtyre bizneseve, pas tre vjetësh, janë ende aktive.

Suksesi shpresohet të përsëritet me programin e ri i cili, sipas qëllimeve, do ti ofrojë të mësuarit për sipërmarrjen mbi 50 të rinjve në dy vitet e ardhshme, duke i ndihmuar ata që të fillojnë ose të zhvillojnë 50 biznese të reja.

Të gjitha palët e interesuara do të pranohen për të marrë pjesë pa pagesë duke dorëzuar aplikimet e tyre.

Së shpejti, SME Albania do të publikojë informacionin për aplikimet dhe axhendën e Akademisë./SME Albania 

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people standing and indoor

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

23/12/2025
Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al