Universiteti i Gjirokaster tashmë është ndërgjegjësuar për rolin dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi rajonal ndërkombëtar në fushen kërkimore dhe shkencore mes universitereve.
Ditët e fundit Rektori i Uiversitetit “Eqrem Çabej” tē Gjirokastres, Prof. dr Jaho Cana, nënshkroi njē marreveshje bashkēpunimi me Rektorin Prof. dr. Mehmet Gavgalı tē Universitetit turk “Karamanoğlu Mehmetbey” për realizimin e njē konference shkencore nē muajin Korrik të kētij viti nē Gjirokastēr.
Organizimi i kētij eventi ndërkombëtar shkencor, thotē pedagogu i kētij universiteti Dr. Arjan Gjini, ka nje vlere te madhe pēr ta kthyer universitetin tonë në njē qendēr te rëndesishme studimore në disa disiplina kryesore shkencore me shumē interes për kērkimin shkencor në Rajonin Ballkanik.
Sipas tij, ky partneritet ështē një model, jashtezakonisht i mirë në interes jo vetën pēr dy univeristetet organizatore, por edhe per një opinion më të gjerë kërkimor e shkencor që do të ftohet për të marre pjesë në kētë konferencē shkencore nē qytetin e UNESCO-s në Gjirokastēr. Universiteti “Karamanoğlu Mehmetbey University”, njihet në rrethet akademike si një universitet tepēr ambicioz dhe me një renditje tē kenaqshme në rrjetin global tē universiteteve.
Ky universitet renditet nē vendin 1769 tē renditjes “ln Best Global Universities” nga mbi 20.960 Universitete tē Botës. Universiteti turk ka aktualisht mbi 20 mijë studentë turq dhe tē huaj. Njihet si universitet që po kryen një shtrirje me student nga shumë vende europiane dhe vende e tjera tē botes arabe, nevojē kjo imediate edhe pēr universitetet shqiptare, të cilat duhet të diversifikojnë ofertën akademike dhe të rrisin cilesinë e programeve duke krijuar menaxhment të fortë financiar pë të konkuruar denjësisht brenda vendit dhe në Europë.
Ndërkohë konferenca e ardheshme shkencore do të realizohet në njē partneritet më të gjerë që përfshin edhe Universitetin tjetē turk, ate të Selçukut, një nga më kryesorët në Turqi dhe në Botë. Sipas Bankës Botërore ky universitet mban pozicionin nr. 1434 nga 20.966 univeritete në botë. Universiteti partner i Selçukut ka mbi 63 mijë studentë dhe 23 fakultete. Në 4 ditët e konferencës shkencore të Gjirokastrës priten të marrin pjesë profesorë, studiues dhe kërkues nga Shqipëria, Turqia dhe Ballkani.