Ka filluar puna për zëvendësimin e palmave shumëvjeçare të dëmtuara nga bubureci i kuq.
Në Bulevardin e Sarandës janë më shumë se 50 palma që janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme. Bulevardi i Sarandës, si shkak i tharjes së palmave, ka humbur një pjesë të bukurisë që vinte pikërisht nga gjelbërimi i këtyre palmave.
Nga ana e Ndërmarjes së Gjelbërimit në Bashkinë Sarandë ka filluar prerja e palmave dhe heqja e trungjeve të tyre.
Procesi i zëvendësimit të palmave pritet të përfundojë brenda muajit shkurt/Sw