• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkitë e reja, me mungesë fondesh dhe staf të pakualifikuar

27/02/2017
Bashkitë e reja, me mungesë fondesh dhe staf të pakualifikuar

Një studim i kryer nga UET Enterprise me mbështetje të Fondacionit ABC në 29 bashki të vendit ka treguar problematikat më kryesore me të cilat ndeshen sot bashkitë pas reformës territoriale

 

Miratimi i reformës së re administrativo-territoriale bëri që shumë prej 61 bashkive të krijuara ndeshen me vështirësi të ndryshme në aplikimin e saj.

Një studim i kryer nga UET Enterprise me mbështetje të Fondacionit ABC në 29 bashki të vendit ka treguar problematikat më kryesore me të cilat ndeshen sot bashkitë pas reformës territoriale: nga mungesa e fondeve për shërbimet publike dhe sociale e deri te mungesa e stafit për pozicionet e reja të punës të kërkuara në mbështetje të reformës territoriale.

Iris Mucaj, Drejtor i Fondacionit ABC, shpjegon se mbështetja e këtij studimi nuk ishte thjesht për të nxjerrë në pah problematikat, por për të dhënë rekomandimet e duhura për zgjidhjen e tyre dhe për t’iu ardhur në ndihmë jo vetëm bashkive por edhe qytetarëve dhe biznesit.

Në qendër të studimit, të kryer përmes pyetësorëve dhe analizimit të tyre, u vendosën funksionet dhe puna e njësive bashkiake.

Përmes pyetësorëve, funksionarë të ndryshëm të bashkive, u pyetën për mënyrën se si i perceptojnë problemet në njësitë e tyre bashkiake, çfarë instrumentesh përdorin për t’i zgjidhur ato dhe cilat janë ndryshimet kryesore dhe problematikat që kanë lindur pas miratimit të reformës territoriale.

Analiza tregoi se bashki të caktuara, kanë shprehur shqetësimin se funksionimi i njësive administrative lë për të dëshiruar nga ana e kryerjes dhe përshtatjes së detyrave funksionale që iu ngarkon ligji 139/2015, çfarë do të thotë se ofrojnë më pak informacion nga baza në qendër dhe si rezultat i moskryerjes së kompetencave. Me pak fjalë më pak shërbim ndaj komunitetit.

Sipas studimit problemet me të cilat hasen njësitë e reja territoriale janë të ndryshme, mes të cilave do të veçonim: paga të ulëta për pozicione kyçe në administratë ndikojnë negativisht në gjetjen e stafit kompetent për pozicionet e reja të punës të kërkuara në mbështetje të reformës territoriale, sidomos nga bashkitë me numër popullsie më të vogël se 20.000 banorë.

Vihet re, mungesë e investimeve në logjistikë dhe në ambientet funksionale të punës së përditshme që si rezultat i zgjerimit të hartës territoriale nuk ka kapacitetet e nevojshme për të mbështetur fluksin e zgjeruar të punës apo mungesën e specialistëve në zonat periferike.

Po ashtu, në disa bashki nuk ka staf të kualifikuar dhe bashkitë në fjalë nuk kryejnë procedura për zgjerimin e stafit kompetent si rezultat i mungesës së fondeve për shpenzimet e personelit.

Mungesa e trajnimeve për të rritur kualifikimin e personelit është përgjegjës për mirëfunksionimin e njësive vendore, si dhe për zbatimin në praktikë të ligjit për reformën territoriale.

Një ndikim në shërbimin ndaj qytetarëve luan edhe distanca midis njësive administrative (vendit ku jetojnë) dhe bashkive.

Por, reforma territoriale ka sjellë edhe të mirat e saj, thekson Ornela Cuci, drejtoresha e UET Enterprise.

“Sipas studimit, bashki të caktuara u shprehën se kjo reformë i ka ndihmuar që të riorganizojnë tregun e brendshëm të furnizuar nga produktet bujqësore dhe blegtorale të vetë bashkisë së madhe; të zhvillojnë turizmin në një territor më të larmishëm; administrojnë dhe mirëmbajnë rrugët, sistemet e kullimit dhe vaditjes etj. Disa shërbime janë përmirësuar, siç janë gjendja civile apo dhe aplikimi i ndihmës ekonomike. Disa shërbime të tjera nuk iu ofrohen në kohë qytetarëve për shkak të largësisë dhe infrastrukturës rrugore jo të mirë që bashki të caktuara kanë”.

Sipas këtij studimi, shumë prej shërbimeve edhe janë përmirësuar, por vetëm në disa drejtime.

Për shkak të territorit më të gjerë që mbulojnë tashmë bashkitë dhe infrastrukturës rrugore të papërmirësuar janë krijuar vështirësi për fshatrat e zonave të largëta të kenë akses të përshpejtuar në shërbimet e ofruara nga bashkitë në qendër.

Përqendrimi i shumicës së funksioneve në bashkitë përkatëse ka rritur bashkëpunimin me institucionet e tjera.

Shërbimet kryesisht janë përmirësuar në raport me gjendjen ekzistuese, por jo në raport me kërkesat e qytetarëve, kjo për shkak të mungesës së fondeve. Vlen të përmendet fakti që është investuar edhe në zona dhe fusha që kishte vite pa u ndërhyrë.

Po ashtu, me zgjerimin e territorit për shkak të reformës territoriale është krijuar mundësia për zhvillimin e planeve në drejtim të infrastrukturës, turizmit, zonave industriale.

Në fund, studimi jep edhe rekomandimet përkatëse, ku theksohet rëndësia e informimit të banorëve në lidhje me funksionet që kanë ndryshuar nga reforma territoriale, duke ndarë kompetencat e bashkive dhe ato të njësive administrative.

Gjithashtu, rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet trajnimit me qëllim kualifikimin e personelit mbi funksionet e reja të krijuara si rezultat i implementimit të reformës së re territoriale.

Ndër të tjera, rekomandohet të hartohen plane të reja strategjike apo të rishikohen planet strategjike ekzistuese për të arritur një ndërthurje të qytetit dhe zonave rurale për të pasur një qëllim dhe objektiv të përbashkët për një zhvillim në kohë afatgjatë në përputhje dhe me politikat Kombëtare dhe Rajonale.

Gjithashtu nga disa bashki rekomandohet që reforma territoriale duhet të ishte realizuar së bashku me miratimin e ligjit për “Vetëqeverisjen Vendore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Aksident i rëndë në Borsh, humb jetën polici nga Saranda
Kryesore

Aksident i rëndë në Borsh, humb jetën polici nga Saranda

15/05/2025
10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD
Kryesore

10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD

15/05/2025
Presidenti i Këshillit Evropian: Shqipëria edhe më herët se 2030-a në BE, nëse ecën me këtë ritëm
Kryesore

Presidenti i Këshillit Evropian: Shqipëria edhe më herët se 2030-a në BE, nëse ecën me këtë ritëm

15/05/2025
“Berisha” si shans për Shehaj & Lapaj
Blog

“Berisha” si shans për Shehaj & Lapaj

14/05/2025
Zegjineja: Në Parlament do jem ndryshe, jam juriste e shkëlqyer! Kam mbaruar me Medalje Ari
Kryesore

Zegjineja: Në Parlament do jem ndryshe, jam juriste e shkëlqyer! Kam mbaruar me Medalje Ari

14/05/2025
“Ju jeni të gjithë bashkë kundër emigrantëve”, Lapaj-Ramës: Ki burrëri, mos gënje për votën e diasporës!
Kryesore

“Do iu bëj të mallkoni veten” – Adriatik Lapaj shpërthen pasi siguroi 1 mandat

14/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Aksident i rëndë në Borsh, humb jetën polici nga Saranda

Aksident i rëndë në Borsh, humb jetën polici nga Saranda

15/05/2025
10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD

10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD

15/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al