Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuat e tij teksa ishte i pranishëm në inaugurimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Elbasan ku me humor i kujtoi origjinën prej Gjirokastre ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.
Gjatë kohës që fliste për projektet e ndërmarra, sidomos për këtë investim, kreu i Qeverisë shprehu falënderim për Ahmetajn, që pavarësisht nga Gjirokastra, dha fondin.
“Falenderoj ministrin i Financave që megjithëse është gjirokastrit e zgjidhi deri në fund qesen, gjë që ju siguroj nuk është e lehtë.”, tha Rama.