• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

BE-ja ende pa afat për dërgesën e vaksinave në Ballkanin Perëndimor

14/12/2020
BE-ja ende pa afat për dërgesën e vaksinave në Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë premtuar se BE-ja do të ketë si prioritet që t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19. Burimet nga takimi i shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së kanë thënë se në takim, Von der Leyen ka njoftuar se Komisioni Evropian tashmë ka porositur doza të mjaftueshme për vaksinimin e më shumë se 750 milionë qytetarëve. Pasi BE-ja ka rreth 450 milionë banorë, nga ky kontingjent i vaksinave, do tu ndahen edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si prioritet, por edhe vendeve tjera të botës që kanë të ardhura të ulta apo të mesme.
Në BE nuk ka përgjigje të prerë se a do të ketë menjëherë donacione të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, në të njëjtën kohë kur u dorëzohen edhe vendeve anëtare, apo kjo do të bëhet më vonë. Burimet nga BE-ja kanë sqaruar se vaksinat për vendet e Ballkanit do të sigurohen paralelisht nga dy kanale. Më i rëndësishmi është furnizimi përmes koalicionit ndërkombëtare COVAX ku BE -ja po ashtu ka rolin kryesor dhe tashmë ka dhënë si donacion 500 milionë euro. Në këtë koalicion ndërkombëtarë për sigurimin e vaksinës janë 184 shtetet të botës. Prodhuesit e vaksinave janë zotuar se deri në fund të vitit do të sigurojnë 2 miliardë doza të vaksinave përmes kësaj nisme, nga të cilat 1 miliardë do të shkojnë për vendet më të varfra.
Vaksinat përmes COVAX do të jenë me çmim të favorshëm ndërsa për disa vende me të ardhura më të vogla do të sigurohen edhe falas. Burimet e BE-së vlerësojnë se nga vendet e Ballkanit, Kosova do të kualifikohet për të marrë vaksinat falas përmes COVAX-it, sepse është vendi më i varfër i rajonit bazuar nga të ardhurat për kokë banori. Vaksinat që do të sigurohen përmes COVAX-it do të distribuohen përmes UNICEF-it.
Sipas strategjisë së BE-së vaksinat do të shpërndahen në të njëjtën kohë për të gjitha shtetet anëtare, me të njëjtat kushte, ndërsa numri do të caktohet në bazë të numrit të banorëve. Grupet me prioritet për vaksinim do të jenë punëtorët në sistemin e shëndetësisë, grupet e rrezikuara, të moshuarit e kështu me radhë. E njëjta strategji pritet të respektohet edhe nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Vaksinimi në vendet e BE-së pritet të nis në fillim të janarit. Belgjika dhe Holanda tashmë e kanë caktuar 5 janarin si ditë kur do të nis vaksinimi i grupeve të para.
Vaksina e parë e cila pritet të marrë lejen nga Autoriteti rregullativ i BE-së, dhe atë para fundit të këtij viti, do të jetë vaksina e prodhuar nga BioNTech/Pfizer. Sipas Komisionit Evropian nga mesi i janarit pritet të jepet leja edhe për vaksinën e kompanisë Moderna. Pastaj, gjatë pranverës, do të pasojnë edhe lejet për vaksinat e AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, varësisht se si shkon procesi i analizave të rezultateve dhe efekteve anësore të tyre.
Por, burimet e BE-së pohojnë se vendet e rajonit të Ballkanit duhet të përshpejtojnë edhe përgatitjen logjistike për vaksinim. Në këtë drejtim thonë se ka pengesa pasi vaksinat e para, ato të BioNTech/Pfizer, duhet të transportohen dhe ruhen në temperaturë nën -70 gradë celsius, që është sfidë jo vëtëm për vendet e rajonit të Ballkanit por edhe për vetë vendet e zhvilluara të BE-së. Edhe në këtë drejtim BE-ja thuhet se është duke u ndihmuar vendeve të Ballkanit Perëndimor.
BE-ja ka interes t’i ndihmoj si prioritet vendeve të Ballkanit edhe nga aspekti shëndetësorë dhe nuk dëshiron të bëj “diplomaci vaksinash” për të fituar popullaritet. Vaksinimi dhe imunizimi në Ballkan ka rëndësi për shtetet e BE-së edhe për shkak të lidhjeve të ngushta që kanë me këto shtete. Dhe, nuk mund të jenë të sigurt qytetarët e BE-së nga infektimi më koronavirus nëse vaksinimi i suksesshëm nuk është bërë edhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Prandaj në BE pohojnë se, edhe pse nuk mund të garantohen datat dhe afatet kohore, pasi kjo varet edhe nga kapacitetet prodhuese, për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të sigurohen dozat e mjaftueshme të vaksinave./REL

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ City mundet nga Brighton, vendos një gol

VIDEO/ City mundet nga Brighton, vendos një gol

31/10/2026
Nainggolan në telashe, kërkohet burgosja e tij për 2 vite

Nainggolan në telashe, kërkohet burgosja e tij për 2 vite

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al