• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

BE-ja ndihmon Turqinë në luftën me zjarret

02/08/2021
BE-ja ndihmon Turqinë në luftën me zjarret

Bashkimi Evropian ka nisur ndihmë për Turqinë të hënën, derisa edhe vullnetarë u janë bashkuar zjarrfikësve për t’u përballur me zjarret pyjore, që kanë lënë të vdekur tetë persona dhe kanë rritur presionin ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Zjarret pyjore janë duke u zgjeruar në rajonet turistike të Turqisë, përkatësisht në brigjet e Mesdheut dhe Egjeut, duke shtyrë edhe evakuimin e turistëve nga hotelet. Mirëpo kjo situatë ka ekspozuar edhe Erdoganin – që përballet me zgjedhje brenda dy vjetëve – me një valë të re kritikash për përgjigjen e tij ndaj situatës.

 Lideri turk është kritikuar pasi gjatë fundjavës është parë duke iu hedhur banorëve lokalë qese çaji, përgjatë një vizite në zonat më të prekura nga zjarret. Qeveria po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka pasur plane paraprake për shuarje të zjarreve dhe është dashur të varet nga ndihma e huaj për t’u përballur me flakët. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka falëndruar Brukselin të hënën për dërgim të një aeroplani nga Kroacia dhe dy nga Spanja. Zjarrfikësit janë përballur të hënën edhe me disa zjarre lokale në ishullin grek Rhodes, ashtu sikurse edhe në disa pjesë të Italisë dhe Spanjës.
Të dhënat e Bashkimit Evropian kanë treguar se sezona e zjarreve këtë vit, ka qenë dukshëm më shkatërruese se vitet paraprake. Temperaturat e larta dhe erërat besohet se janë shkaktaret kyçe të këtyre zjarreve./REL/

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Kristjan Prenga sfidon kampionin Joshua, kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë boksierin shqiptar

Boks/ Kristjan Prenga sfidon kampionin Joshua, kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë boksierin shqiptar

22/07/2026
Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së? New York Post zbulon lëvizjet e dyshimta pas largimit të Guterres

Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së? New York Post zbulon lëvizjet e dyshimta pas largimit të Guterres

22/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al