• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bëhuni gati! Po vijnë sahatët e ujit. Ja kush e përfiton falas

12/01/2018
Bëhuni gati! Po vijnë sahatët e ujit. Ja kush e përfiton falas

Qeveria miratoi vendimin për subvencionimin e tarifës së lidhjes së kontratës dhe të vendosjes së matësve të ujit për kategoritë në nevojë. Kategoritë në nevojë, që përfitojnë nga subvencionimi i lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësve të ujit janë, si më poshtë vijon:

a) Familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar;

b) Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

c) Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

ç) Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Familjet që përfitojnë nga subvencioni, të cilat nuk disponojnë një kontratë të lidhur me ujësjellës-kanalizimet, sh.a., do të përfitojnë lidhjen e kontratës së ujit pa pagesë.Këto familje, të cilat nuk janë të pajisura me matës të ujit në banesë, do të përfitojnë vendosjen e matësve pa pagesë.

Listat e kategorive, ujësjellës-kanalizime, sh.a.-ja t’i marrë zyrtarisht brenda 7 (shtatë) ditëve të para të muajit nga bashkia e zonës së shërbimit të ujësjellës-kanalizimeve, sh.a., në bazë të të cilave të bëhen lidhja e kontratës dhe vendosja e matësve. Kategoritë e përcaktuara deklarojnë pranë ujësjellës-kanalizimeve, sh.a., se nuk disponojnë një kontratë të lidhur dhe/ose nuk janë të pajisur me matës në banesë dhe kërkojnë të pajisen me to. Ujësjellës-kanalizime, sh.a.-ja, kryen verifikimet përkatëse me listën që disponon të abonentëve ekzistues. Subvencionimi i ujësjellës-kanalizimeve, sh.a., të mbulohet nga bashkia përkatëse, në përputhje me dokumentacionin që vërteton kontratën e lidhur dhe matësit e vendosur për kategoritë e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2018, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, programi “Furnizim me ujë dhe kanalizime”, zëri “Subvencione”.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan doli me 3 pikë nga Cremona, Allegri-Leao tani sfidojnë Inter: Është për jetë e vdekje (VIDEO)

Milan doli me 3 pikë nga Cremona, Allegri-Leao tani sfidojnë Inter: Është për jetë e vdekje (VIDEO)

02/03/2026
Charles viziton Sandringham, por shmang ish-Princin Andrew!

Charles viziton Sandringham, por shmang ish-Princin Andrew!

02/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al