• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bëhuni gati të paguani më shumë, rritet çmimi i ujit në Gjirokastër

30/07/2018
Bëhuni gati! Po vijnë sahatët e ujit. Ja kush e përfiton falas

Pas rritjes në Tiranë, Durrës dhe Korçë, Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për rritjen e tarifave të ujit edhe në 5 qytete të tjerë. Janë shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në Gjirokastër, Librazhd, Berat-Kuçovë dhe Poliçan që kanë kërkuar rritje të çmimeve, jo vetëm për ujin e pijshëm, por edhe për ujërat e ndotura.

Enti, nuk ka publikuar nivelin e tarifave të kërkuara, por sipas këtij dikasteri kërkesa bazohet në vlerësimin e situatës ekonomike-financiare dhe nevojën për përmirësimin e saj pas riorganizimit sipas reformës administrativo-territoriale.

Aktualisht në Berat e Kuçovë tarifa e ujit të pijshëm për abonentët familjarë është 48 lekë/m3, në Gjirokastër 43 lekë/m3, në Librazhd 38 lekë/m3, ndërsa në Poliçan 37 lekë/ m3.

Ndërkohë që, referuar Raportit të Performancës për vitin 2017, shoqëritë e mësipërme shfaqin një situatë pozitive në drejtim të mbulimit të kostove të operimit dhe mirëmbajtjes. Ujësjellësi Berat-Kuçovë i mbulon këto kosto në masën 131%, Librazhdi në masën 115%, Gjirokastra në masën 104%, ndërsa më dobët paraqitet vetëm Poliçani me 61% të mbulimit të kostove.

Sipas Entit Regullator të Ujit ndryshimi i tarifave luan një rol të rëndësishëm në nivelin e të ardhurave të shoqërisë dhe për rrjedhojë edhe në mbulimin e kostove. Megjithatë, sipas këtij dikasteri përmirësimi i situatës financiare të shoqërive UK duhet të vijë jo vetëm nga rritja e tarifave, por edhe nga një manaxhim i mirë i burimeve teknike e financiare.

Në vazhdën e reformës në këtë sektor të rëndësishëm, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka nënshkruar me shoqëritë e ujësjellësve kontratat e performancës, ndërkohë që në bazë të rezultateve që do të vlerësohen në fund të vitit do të përcaktohet edhe financimi që do u bëhet këtyre shoqërive nga buxheti i shtetit. Sipas raportit të fundit të performancës rezulton se nga 58 shoqëri të licencuara, 37 subvencionohen nga shteti.

Tarifat aktuale për abonentët familjarë

Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë 48 lekë/m3
Ujësjellës-Kanalizime Gjirokastër 43 lekë/m3
Ujësjellës-Kanalizime Librazhd 38 lekë/m3
Ujësjellës-Kanalizime Poliçan 37 lekë/m3

MBULIMI I KOSTOVE TË OPERIMIT DHE MIRËMBAJTJES

Ujësjellës-Kanalizime Poliçan 61%
Ujësjellës-Kanalizime Gjirokastër 104%
Ujësjellës-Kanalizime Librazhd 115%
Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë 131%

Related Posts

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)
Kryesore

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy
Kryesore

Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy

06/09/2026
Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Operacion antidrogë në Sarandë, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

06/09/2026
Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit
Kryesore

Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit

06/09/2026
Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!
Kryesore

Tronditet Vlora, dhunohet dhe kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj: Më kërkuan 5 milionë euro!

03/09/2026
Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën
Kryesore

Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshje fantastike, jam shumë i lumtur (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Gola dhe spektakël në derbi, Arsenal përmbys Chelsea-n, Arteta: Ndeshje fantastike, jam shumë i lumtur (VIDEO)

07/09/2026
Ndeshje fantastike, jam shumë i lumtur (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Ndeshje fantastike, jam shumë i lumtur (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al