• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bektashinjtë në zi/ Ndërron jetë Baba Hekuran Nikollari, dervishi i Teqesë në Alipostivan

04/02/2025
Bektashinjtë në zi/ Ndërron jetë Baba Hekuran Nikollari, dervishi i Teqesë në Alipostivan

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Përmet. Siç mëson Argjiroja.net, dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë papritur.

Lajmi konfirmohet nga burime policore teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes.

Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.

Argjiroja.net mëson gjithashtu se drejt Përmetit janë nisur edhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin.

Ndërkohë Policia e Shtetit pritet të ketë një njoftim për ngjarjen. Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.

Ai do të mbahet mend si një klerik i përkushtuar ndaj besimtarëve, si një mbrojtës i identitetit kombëtar dhe promovues i harmonisë fetare.

Teqeja në Alipostipan është një vend shumë i njohur pelegrinazhi për bektashizmin. Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit ky vend i shenjtë ishte rikonstruktuar me ambiente të ndryshme në funksion të besimtarëve.

Argjiroja.net i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Baba Hekuran Nikollarit, bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë besimtarëve bektashinj. Lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen në përjetësi! ©Argjiroja.net

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kate Middleton zbulon vendimin që u detyrua të merrte pas diagnozës së kancerit

Kate Middleton zbulon vendimin që u detyrua të merrte pas diagnozës së kancerit

13/03/2026
“Ndalova gjithçka”/ Jennifer Lopez rrëfen si e përjetoi divorcin nga Ben Affleck

“Ndalova gjithçka”/ Jennifer Lopez rrëfen si e përjetoi divorcin nga Ben Affleck

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al