• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beleri në burg, Rama: Vendos drejtësia, jo Greqia

31/08/2023
Beleri në burg, Rama: Vendos drejtësia, jo Greqia

Tirana dhe Athina kanë shkëmbyer replika në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në qeli, pasi akuzohet për shitblerje të votave.

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ERT, u shpreh se kërcënimet e Greqisë, se do të bllokojë integrimin e vendit në BE, në një kohë kur qeveria shqiptare nuk ka mundësi ligjore për të hyrë në çështjen “Beleri”, me të drejtën sovrane të Shqipërisë për të ushtruar dhe për të zbatuar legjislacionin e vet evropian.

Sipas Ramës, duhet t’i lihet procesit gjyqësor dhe jo Greqisë, për të parë nëse Beleri është i fajshëm apo i pafajshëm.

“Kërcënimet për pengim të rrugës së mëtejshme te integrimit të plotë të Shqipërisë dhe anëtarësimit të saj të plotë në BE, në ndërkohë që qeveria nuk ka asnjë mundësi ligjore që të hyjë në këtë proces, që t’i japë leje një të paraburgosuri që të shkojë të bëje betimin apo që të betohet në zyrë me noter siç thonë, është në mospërputhje të plotë, qoftë me të drejtën sovrane të Shqipërisë për të ushtruar dhe për të zbatuar legjislacionin e vet evropian në perimetrin e Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe me bashkëjetesën evropiane mes vendesh që janë vende demokratike, që i përkasin të njëjtës familje vlerash dhe ku nuk mund të bëjë vaki që njëri vend t’i tregojë tjetrit se si duhet të funksionojë në një rast konkret dhe çfarë duhet të bëjë në një rast konkret njëri apo tjetri për të zbatuar ligjin në vendin e vet.

Në ndërkohë që siç e kam thënë, ne jemi duke studiuar rastin, pasi kur përfundon afati i 90 ditëve, normalisht sipas çfarë thuhet në ligj, qeveria duhet ta shkarkojë kryetarin e zgjedhur që nuk është paraqitur për të bërë betimin dhe duhet të caktojë një kujdestar deri në zgjedhje të reja. Mirëpo ky është një rast shumë specifik dhe për këtë arsye unë i kam kërkuar departamentit ligjor këtu në Kryeministri që të japë opinionin se çfarë duhet të bëjmë ne dhe do të zbatojmë përsëri atë që është më e drejta. Unë do të isha i lehtësuar nëse ne do të mundeshim që t’i linim procesit gjyqësor mundësinë të përfundonte dhe në fund të procesit të dinim nga drejtësia, jo nga Greqia nëse ky njeri është i fajshëm apo është i pafajshëm”, theksoi kreu i qeverisë.

Related Posts

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove
Kryesore

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove

02/11/2026
‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!
Kryesore

‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!

02/11/2026
Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës
Lajme

Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës

02/11/2026
Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit
Lajme

Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit

02/11/2026
Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet
Kryesore

I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet

02/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

Të mëdhatë tregojnë forcën në Champions, United përmbys Romën (VIDEO)

03/11/2026
VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

03/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al