Benaida mbremë mori një surprizë në shtëpinë e BBV-së. Modelja që nga hyrja e saj brenda shtëpisë ende nuk kishte marrë një surprizë. Ajo ka rrëfyer jetën e saj. Beniada e ëmbël ka sqaruar se edhe ata si familje kanë kaluar një jetë shumë të vështirë, teksa kishin emigruar në Itali. Por ajo që i ka përlotur të gjithë ishte historia e saj rreth tumorin në gji. Beniada sqaroi se e kishte shumë të vështirë ti tregonte mamasë së saj rreth sëmundjes. Kaq mjaftoi që të gjithë të përloten. Ajo gjithashtu shpjegoi edhe si u shërua. Në fund Beniada tregoj se e kishte ëndërr të blinte një shtëpi në Tiranë.