Një sherr ka ndodhur në ambientet e spitalit në Vlorë, ku një 44-vjeça ka dhunuar një person.
Bëhet me dije se policia ka arrestuar shtetasin B. A., banues në fshatin Tragjas, pasi më datë 19.06.2023, në ambientet e spitalit Vlorë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, duke i penguar në kryerjen e detyrës.
Po ashtu është proceduar shtetasi G. D., 44 vjeç, banues në Sarandë, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. F., si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.