Era Istrefi është një ndër këngëtarët më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Dyert e suksesit këngëtares i janë hapur njëra pas tejtrës. Mbrëmjen e djeshme ajo ka folur lidhur me depërtimin e artistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare si dhe sukseset e saj. Gjithashtu ajo foli dhe për momentin kur bëri shqiponjën që mori të gjithë vëmendjen e nga mediat.
“E kam ndjerë obligim shpirtëror që të bëj shqiponjën si lloj falënderimi për gjithë përkrahjen që më është bërë, më kanë qortuar pak por u kam treguar se ka qenë shumë spontante, e kam ndjerë. Në fund të ditës suksesin tim ia atribuoj shqiptarëve”, thotë Istrefi.