Edmond Rrushi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ndërkohë në vend të tij është caktuar Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Nuk dihet arsyeja e dorëheqjes së tij, por burime jozyrtare thonë se ai pritet të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Rrushi, ish-deputet i PL-së, u emërua drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit më 30 tetor 2023, pas dorëheqjes së Jeta Dedës nga kjo detyrë.